Në burg për pastrim parash, mbahet sot në GJKKO seanca për Erzen Breçanin! Do të merret në pyetje mjekët pas aktit të ekspertizës që e nxori se vuan nga klaustrofobia

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ndodhet në qeli për pastrim parash, do të dalë sërish sot para togave të zeza të GJKKO-së.

 

Gjatë seancës gjyqësore pritet që të merren në pyetje ekspertë të mjekësisë pas aktit të ekspertizës ku rezulton se Erzen Breçani vuante nga klaustrofobia.

Në muajin shkurt, ish-zyrtari i lartë i Policisë u dërgua në spitalin e burgut pasi deklaroi se kishte frikë nga ambientet e mbyllura.

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës ka deklaruar se se i rrezikohej jeta në qeli.  Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij, si edhe informacion se deri në çfarë faze kanë arritur hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Erzen Breçani u arrestua më 20 nëntor 2023 dhe akuzohet për pastrim parash e përkrahje të autorit të krimit.

SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë, ku mes të cilëve ishin Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ata akuzohen për “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Shefi i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit”.

Exit mobile version