Në çadër me 3 fëmijë, kryefamiljari: Ushqime s’kemi. Na thonë futuni në shtëpinë e rrënuar

Arben Allushi, banor i Thumanës qendron në çadër prej 1 muaji me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mitur. Ai thotë se shtëpia është shembur komplet, por bashkia e udhëzon të futet brenda.

“Unë u kam kërkuar më jepni një deklaratë për shtëpinë…unë do e çoj lart e më lart problemin tim. Çadrën nuk e dorëzoj, këtu do vazhdojmë të rrimë”, shprehet ai i revoltuar.
Ngjitur me këtë familje qendron edhe komshija Nadire Kadiu, e cila nuk ka ku të shkojë….

Po kështu gazetarja e Abc News, Esiona Konomi, i pyeti këta banorë, për mënyrën si i kanë siguruar ushqimet.

“Shteti bën dallime, për disa çon ushqime dhe për disa të tjerë jo. Ne na ka sjell kisha dhe ndonjë pako bashkia”, shprehen banorët e Thumanës.

Më pas Arbeni tregon para kamerave banesën e rrënuar. “Shikojeni si është… e ndërtuar me kallama në 1956. Më thonë futu brenda, por nuk futem këtu! E kam blerë këtë shtëpi para 14 vitesh por nuk kam dokument hipotekor dhe ndaj shteti nuk më ka futur në listë për ta rindërtuar”, shprehet ai.

Artikulli paraprakSPAK do të hetojë padinë e Metës kundër Dvoranit
Artikulli tjetërOferta e fundit ndryshon të gjithë skemën