“Në emrin e bashkimit, sot u përpoqën t’i ndajnë demokratët”/ Anton Kokaj: Koha po e tregon se gjithçka bëhet për interesa personale

Kryetari i PD në Malësinë e Madhe, Anton Kokaj, nëpërmjet një statusi në facebook, ka reaguar lidhur me takimin e sotëm të dyshes Bardhi-Noka në këtë bashki.

“Në emrin e bashkimit, sot u përpoqën t’i ndajnë demokratet. Partia Demokratike e Malësisë ka treguar me veprime, jo vetëm që nuk ndan, por sakrifikon cdo gjë për të mbajtuar të bashkuar demokratët dhe malësorët.”
– shkruan Koka në reagimin e tij.

Anëtari i kryesisë së PDSH-së shkruan më tej se “asnjë fjalë nuk u tha sot për problemet e vërteta të këtij vendi, për ata djem dhe vajza që kanë lënë këtë vend, asnjë fjalë për mundin dhe djersën e këtyre malësorëve që tallen nga një grup i vogël me pushtet të majtë, pseudodemokrat dhe përfitues të të gjitha fondeve dhe subvencioneve”.

“Boll u tallët me Malësinë, se ky vend është i djathtë që nga 1944. Lërini interesat tuaja personale, se është koha ajo që po i tregon të gjitha dhe po ju nxjerr të palarat.”
– pëefundon zyrtari i lartë i PD-së së Malësisë së Madhe.

Më poshtë reagimi i plotë:

Në anët tona kur martohej djali, duhej me shku për darkë te axhat, hallat, tezet, dajat e kumbara.

Kështu u duk dhe vizita e sotme në Malsi të Madhe e ciftit të sapomartuar.

Veçse kësaj here, martesa erdhi pas një divorci të vështirë ku nusja e dhëndri nuk lanë gjë pa thënë kundër njëri tjetrit. Aq, sa sot kur bëhej thirrje për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë, gjithkujt i ushtonin në veshë akuzat më të rënda për “babain e Zenit” e për Flamurin e të tjerë që janë sulmuar njësoj si Rama. E që ia kanë kthyer po aq hidhur sulmuesit.

Morali i fabulës: Më shumë se për hallet e shqiptarëve këta e kanë për hallet dhe interesat personale.

Në emrin e bashkimit, sot u përpoqën ti ndajnë demokratet. Partia Demokratike e Malësisë ka treguar me veprime, jo vetëm që nuk ndan, por sakrifikon cdo gjë për të mbajtuar të bashkuar demokratët dhe malësorët.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për problemet e vërteta të këtij vendi, për ata djem dhe vajza që kanë lënë këtë vend, asnjë fjalë për mundin dhe djersën e këtyre malësorëve që tallen nga një grup i vogël me pushtet të majtë, pseudodemokrat dhe përfitues të të gjitha fondeve dhe subvencioneve.

Sot qytetarët e këtij vendi kanë humbur ekonominë, por edhe shpresën për të nesërmen. Në Malësi sot janë 12 milion euro nëpër arat e malësorëve të mbuluara me plasmas që ngjajnë si ushqim për blegtorinë.

Boll u tallët me Malësinë, se ky vend është i djathtë që nga 1944. Lërini interesat tuaja personale, se është koha ajo që po i tregon të gjitha dhe po ju nxjerr të palarat.

Dhe sa për ta mësuar: Partia Demokratike në Malësinë e Madhe është krijuar më datë 06 Janar.

Artikulli paraprakJa cili është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2023!
Artikulli tjetërArbi Agalliu: Edi Rama i shmanget dhënies së llogarisë për akuzat e Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve kërkuar në interpelancë nga PD