“Në federatën e opozitës ka persona nën hetim”, Logu: Partneriteti me SHBA, jetik. PD jo palë me ata që janë në konflikt interesi

Besart Logu anëtar i këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur në lidhje me federatën e opozitës, ka deklaruar se PD nuk mund të bëhet palë me persona të cilët janë nënë hetim.

Logu ka shtuar se për PD partneriteti me SHBA është jetik, ndërsa tha se gjithkush që vlerëson partneritetin me aleatët dhe mbështet punën e drejtësisë së re, pra SPAK dhe GJKKO, është i mirëpritur të bashkëpunojë me PD.

Qëndrimi i PD ka qenë i hapur dhe publik, mirëpret çdo parti e lëvizje duke bërë një bashkim mbi disa vlera. Vlerat në ko tekstin politik që ndodhet e gjithë klasa politike është aleanca me vendet partnere në NATO dhe që bashkëpunojnë e përkrahin punën e drejtësisë së re, pra SPAK dhe GJKKO. Çdo individ që është pro këtyre dy vlerave, PD do t’i pranojë dhe bashkëpunojë me ta.

Ka të bëjë me një konsistencë të PD. Gjithçka që ka ndodhur në PD ishte sepse PD ishte fanatike në ruajtjen e këtyre vlerave, është jetike partneriteti me SHBA dhe mbështetja e SPAK si i vetmi mekanizëm që do pastroje spektrin politik.

Të bëhet PD palë me subjekte që janë në konflikt interesi dhe nën hetim, janë shumë politikanë nën hetim nga SPAK, PD s’mund të bëjë hipokriten dhe të lidhë aleanca të errëta në funksion të interesave të caktuar”, tha ai.

Artikulli paraprakPRONONCIMI PËR MEDIAT I NËNKRYETARES SË PD, ORJOLA PAMPURI, DHE PËRFAQËSUESIT LIGJOR TË PD, REZART KTHUPI, PAS DORËZIMIT TË PADISË NË SPAK
Artikulli tjetërGjykimi në Hagë/ Jo vetëm Hashim Thaçit, edhe Rexhep Selimit i largohet një nga avokatët kryesorë