“Në fillim qeshnin me shakatë e Ramës, tani qeshin me të” – video-mesazhi i fundit i Bashës zbulon çfarë mendojnë liderët europianë për Edi Ramën

Në replikën e tij të fundit me Edi Ramën, Lulzim Basha i rikujtoi kryeministrit se si ministër i Jashtëm, “duke fjetur gjumë”, futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian. Ndërkohë, gjatë qeverisjes 12-vjeçare të socialistëve, rekordi i vërtetë është ai i të hetuarve dhe të dënuarve në radhët e qeverisë.

Por drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik shtoi edhe një detaj domethënës nga një bisedë me kryeministrin e një vendi partner, i cili i ka rrëfyer se në fillim, drejtuesit e vendeve të BE-së argëtoheshin me shakatë e Ramës, ndërsa tani qeshin me të.

Një koment që hedh dritë mbi perceptimin që ka sot diplomacia perëndimore për lidershipin shqiptar dhe kontrastin mes propagandës së brendshme dhe realitetit ndërkombëtar.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Si the “me kë do flasin me Bashkimin Europian”? E mër Ram, e di si më tha një shok i joti kryeministër, ku ulet në të vetmen tavolinë ku ulet Shqipëria Euroatlantike në NATO që e gjete gati. Më tha në fillim qeshim me shakatë e Ramës, tashi qeshin me Ramën. E mor Rame, e mori vesh bota 7×7 = 313-të Rame” – shprehet Basha.

Artikulli paraprak“T’u fjet gjum futëm Shqipërinë në NATO dhe hoqëm vizat me BE”, Basha i përgjigjet Ramës: U “zgjove” ti dhe u mbushën burgjet me shokët e tu
Artikulli tjetërEdi Rama; të gjitha rrugët të çojnë te 313-a