Kandidati i Partisë Demokratike për Durrësin, Luan Hoti ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.
Hoti shprehet se në fokus të veçantë do të jetë sektori i turizmit, ndërsa shtoi se do të propozohen programe mbështetëse për “Start Up”-et në nivel lokal.
“E nisa sot ditën me të rinjtë e qytetit duke u thënë se janë në qendër të programit tonë. Ne do të përmirësojmë aksesin e të rinjve në të gjithë infrastrukturën dhe sipërfaqet publike të administruara nga bashkia. Do të propozojmë programe mbështetëse për “Start Up”-et në nivel lokal me një fokus të veçantë në sektorin e turizimit, të agroturizmit dhe teknologjive të informacionit.”, tha Hoti.