“Në fund vendos sovrani”- Kandidati i PDK për kryeministër: Çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, ka votuar të dielën në Mitrovicë, qytetin prej nga është.

 

Ai i ka lutur që të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë, po ashtu.

“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin”.

Thirrje për të dalë në votime kanë bërë edhe kandidatë tjerë për kryeministër.

Përveç Hamzës, në garë për këtë pozitë janë edhe Albin Kurti, kryeministër aktual, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Artikulli paraprakROBERTO ARLT: NËSE DONI TË BËHENI DEPUTET
Artikulli tjetër“Vota juaj ka vlerë vetëm në kuti”- Mesazhi i Ramush Haradinajt për qytetarët: Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara