“Në kartën e studentit na ofrojnë shërbime kozmetike”! Deklarata e fortë e studentit në bashkëbisedimin me Bashën

Një nga studentët protestues, në takimin me kreun e opozitës Lulzim Bashën në qytetin Studenti sot, tha sot se PD-ja ka lindur mbi parimet e integritetit tek studentët ndaj ndihej i lirë në takim dhe zbuloi disa detaje domethënëse ragjike dhe komike të asaj që ishte vendosur për studentët.

“Kanë të drejtë që të gjithë studentët e mjekësisë që thonë këtu se nuk e duan abstrakten, si mësimi online, që është abstrakt dhe ka efektivitet zero, – tha studenti që quhej Azgan. – Unë jam student i Universitetit Bujqësor dhe kam qënë dëshmitar i rrënimit të atij universiteti. Para dy ditësh Rama firmosi për riintegrimin e universitetit dhe shikojeni se çfarë deformimi ka.

Nga kampus, po ndërtohet një shkollë aq e madhe që nuk mund të jetë simbiozë me nxënësit e nëntëvjeçares apo gjimnazit.

Shikojeni sot Universitetin Bujqësor, çfarë integriteti ka ai që s’ka territorin?! E njejta gjë është sot me studentët e mjekësisë. Kurse me ne kaluan që në 2019-ën në pjesën abstrakte.

Shikojeni sa qesharake është karta e studentit dhe krejt platformë e saj. Më vijnë aty email-e të tilla: Shërbime kozmetike dhe shërbime estetike! Kjo është tragjike dhe komike për vendin tonë!”

Artikulli paraprakNjë lajm i mirë për vaksinën kundër virusit nga Britania
Artikulli tjetërConte ngre “alarmin” nga Parlamenti/ Italia nis mbylljen e dytë që nga e mërkura