Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela i kërkuar për trafik droge lëviz lirshëm në Durrës, ndërsa policia nuk e arreston. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Qytetari shkruan se shumë i kërkuari Jaeld Çela ka lëvizur me një foristradë me ngjyrë të bardhë nga Durrësi në drejtim të Porto Romanes.
Positimi i plotë i Berishës në Facebook
Qytetari dixhital i informon:
Famozi Jaeld Çela leviz lirshem ne Durres!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirembrema z.Berisha!
Ju informojme se ne oren 14.40 minuta te dates 18.04.2018 shume i kerkuari Jaeld Çela(ish drejtor i policise vlore) eshte pare duke levizur me nje foristrade me ngjyre te bardhe nga Durresi ne drejtim te Porto Romanes! Ishte vete ne drejtimin e mjetit,dhe nga pas e shoqeronin dy makina me ngjyre te zeze. Nuk jane fiksuar targat per shkak te shpejtesise.
Ju lutem anonim! Me shume respekt”.
Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë janë shpallur në kërkim për trasfik droge. Çela është në kërkim si person i përfshirë në trafikun e drogës të bërë nga grupi i “Habilajve”.
Në javën e parë të muajit Mars, ai ka kundështuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për zgjatjen e afatit hetimor ndaj tij. Afati hetimor i dosjes u zgjat me tre muaj në janar 2018.
Kërkesa penale e dorëzuar nga avokati i të kërkuarit Çela mban numrin 65 dhe pritet të shqyrtohet në datën 15 Mars nga gjyqtarja Liljana Baku.
Urdhër-arrestet për Jaeld Çelën dhe dy ish-zyrtarët e tjerë të policisë së Vlorës, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode u lëshuan në Nëntor të vitit 2017, por ende nuk janë ekzekutuar.
Prokuroria për Krime të Rënda ka lëshuar 4 urdhër-arreste për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohet si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Urdhër-arrestet janë lëshuar për tre ish-drejtorët e Policisë së Shtetit, atë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për ish-drejtorin e Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, për shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila dhe ish-shefn e Krimit të Organizuar në Vlorë, ish-drejtor i Policisë në Shkodër, Kukës dhe Lezhë, Alban Çela. Urdhërarrestet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda i janë përcjellë policisë për ekzekutim.