Deklaratë e Degës së PD Korçë
Edhe pse në një kohë të vështirë dhe dramatike për shkak të pandemisë, keqmenaxhuar si askund tjetër, Rilindja lokale nuk harroi t’ju servirte qytetarëve të Korçës kartolinën delirante të propagandës së dalë boje të festave të fundvitit!
Shkëlqimi iluziv i qendrës së qytetit, aty ku për Peleshin fillon dhe mbaron Korça, as e fsheh, as e mbulon dot dhe aq më pak ta mohojë,mjerimin,poshtërimin dhe përbuzjen ndaj mijra familjeve, për të cilët çdo ditë është betejë për ekzistencë.
Në atë që për Rilindjen dhe Peleshin është Korça tjetër, Korça e të papunëve,e të pashpresëve,e të shpërfillurve,e të vjedhurve,e të gënjyerve, e të larguarve,këndohet veç kënga e mjerimit dhe marshi i revoltës dhe padurimit për përmbysje dhe ndryshim.
Në Korçën tjetër,aty ku nuk arrin dot vezullimi i dekorit të qendrës dhe ku jetojnë ata,që ju i konsideroni dhe trajtoni si qytetarë të dorës së dytë,nuk gëzohet dhe nuk festohet,aty veç shpresa mban frymën gjallë.
Pavarësisht kësaj gjendje,nga piedestali i kusarisë,komisari politik,këtë herë,në rolin e tellallit të Rilindjes,Niko Peleshi,reklamoi djallëzisht dritat dhe dekorin e qendrës së Korçës,si simbolikën e premtimeve të mbajtura të tutorit të tij Ramës,i cili e përdor dhe riciklon sa herë ka nevojë.
Paradoksalisht,ideatori dhe ekzekutori i planit për shpërfytyrimin e identitetit dhe historisë së Korçës,del dhe flet për parajsën që ka krijuar Rilindja,të cilës nuk i gjendet e ngjashmja në glob.
I babëzituri,që nuk u ngop duke bastisur çdo qindarkë të parave publike,dje në bashki dhe shumë më tepër si pjesë e ekzekutivit,tentoi të shesë si suksese rilindase,ato që janë veç rekordet e korrupsionit, grabitjes, dhunës, paligjshmërisë dhe shkatërrimit të çdo vlere që korçarët mbrojtën ndër shekuj.
Nga tendat e panairit të mashtrimeve sistematike,Peleshi,përfituesi kryesor i konçesionimit të pasurive publike të Korçës,u përpoq tju mbushë mendjen qytetarëve se shkëlqimi i dritave dhe fasadave e kanë bërë europian qytetin,europianizmin e të cilit ai dhe politikanët e sojit të tij, kontribuan ta shkatërrojnë me vetëdije dhe paramendim.
Korçarët e dinë mirë se sa europiane janë investimet brutale të Rilindjes,që nga Kulla e turpit,tek zyrat e reja të bashkisë,për të cilat nuk u menduat dy herë,të përdhosnit tempullin e dijes dhe të Zotit bashkë.
Për të vijuar me gjëmat e tjera që i keni bërë Korçës.
Ishte pikërsisht ish- zëvendëskryeministri Peleshi ai që firmosi dhe loboi fort,në mbështetje të grupeve okulte,për të ndërtuar në Korçë Tecin,përbindëshin teknologjik,që do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme,shëndetin e popullatës,mjedisin dhe perspektivën e çdo sektori tjetër.
Ishte Peleshi,ai që nxorri dhunshëm me polici mbi 200 tregëtarë të Pazarit të Vjetër,ku abuzimi me 20 milion euro për tjetêrsimin e tij,kutërbon po aq sa shpërthimi i ujrave të zeza,sapo bie një vesë shi.
Ndërsa prodhimi i fermerëve të Korçës,kalbet fushave dhe mbush lumenjtë,se nuk gjen dot rrugën e tregut,miliona euro subvencione ish ministri dështak i bujqësisë Niko Peleshi,i destinoi për tarafin e bashkëhajdutëve të tij.
Për të vjuar më tej me skandalin kriminal të pesiticideve të bujqësisë,për të cilin Niko Peleshi është marrë nên hetim nga Prokuroria dhe pikërisht për shkak të kësaj arritje personale,Edi Rama,i ka besuar drejtimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.