“Ne kundër atyre”, 5 arsye përse globalizimi po bie

“TIME”

Bota është një vend tepër i polarizuar. përçarjet janë duke u rritur jo vetëm ndërmjet vendeve, por edhe brenda tyre. në librin “Shtetet e Bashkuara kundër tyre: Dështimi i globalizimit” përshkruhet pikërisht ky fenomen. Këto janë 5 faktorët kryesorë që e ndajnë botën mes “nesh” dhe “atyre”.
Ekonomia
Përçarjet e mëdha të pasurisë ndërmjet atyrë që kanë dhe atyre që nuk kanë, kanë qenë vitet e fundit në qendër të vëmëndjes – kur 42 persona në botë kanë sëbashku të njëjtën pasuri me gjithë pjesën tjetër të botës, artikujt e gazetave do të flasin për ta. Megjithatë, tjetër gjë është të kushtosh vëmendje dhe tjetër gjë të veprosh. Tregtia e lirë vazhdon të jetë mënyra më e mirë që njohim për të nxitur rritje ekonomike të qëndrueshme për të gjithë botën. Lëvizja e të mirave, shërbimeve, investimeve dhe inovacionit gjeneron konsum, një cikël që e ka bërë ekonominë e botës të rritet me 70 përqind që nga viti 1980. Qindra miliona kanë dalë nga varfëria, kryesisht falë globalizimit.
Por jo të gjithë vendet dhe njerëzit bëjnë pjesë njëlloj në këtë cikël. Vendet dhe grupet e caktuara të punëtorëve humbasin kur punët dhe mundësitë dërgohen jashtë vendit për hir të marxhit të fitmit. Kur shpenzimet infrastrukturore, sisteit e shkaollave publike, kujdesi shëndetësor dhe faktorë të tjerë lidhen direkt me mbarëvajtjen ekonomike të një komuniteti, kjo gjeneron probleme të pabarazisë. U desh të kalonin disa breza dhe që bota të shkundej nga Brexit dhe fitorja e Donald Trump, që ky trend të bëhej i pamohueshëm madje edh nga mbështetësit më të flaktë të globalizimit në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Shoqëria dhe kultura
Në një botë të globalizuar, njerëzit lëvizin lirshëm përtej kufirit. Kur punëtorët shohin rrezik për jetën e tyre, mirëqenien, statusin dhe pronat, ata kërkojnë ndërtimin e mureve, barrierave kundër fuqisë së lirë punëtore dhe fytyra të panjohura – ose siç i quajnë ndryshe “ata”. Donald Teump e kuptoi këtë më mirë se politikanët e tij rivalë në Shtetet e Bashkuara. Stuhi pas stuhie dha pavrësisht pamundësisë së tij “për të tharë moçalin” në Ëashington, mbështetësit e Trumpit vazhdojnë të qëndrojnë përkrah tij sepse askush tjetër në SHBA nuk mund të garantojë mbrojtjen e interesave të tyre. Shumica e politikanëve bëjnë thirrje për unitet. Trump ka folur për temën “ne kundër atyre” dhe vazhdon të marrë përfitime nga ky qëndrim.
Siguria
Përçarjet kulturore rritet më shumë në fushën e sigurisë. Tregtia globale kërkon stabilitet gjeopolitik. Stabiliteti kërkon që liderët të jenë të gatshëm të bëjnë më shumë. Trump mundi 16 republikanë dhe Hillarz Clintonin me premtimin se Amerika nuk do të mbronte më asnjë interes përveç atyre të saj. Ai i quajti qesharake luftrat pa mabrim dhe presidentët përgjegjës për to. Edhe pse janë dhënë argumente politike dhe ushtarake që justifikojnë nevojën e këtyre luftrave, ato janë ushqyer me paratë e fuqisë punëtore amerikane. Kur u kthyen në atdhe, ata zbuluan se Shtetet e Bashkuara nuk ishin më të sigurta. Më keq akoma, në vend që ti trajtonin si heronj, ata pothuajse u injoruan nga një sistem joeficent i administrimit të veteranëve.
Më pas vijnë shqetësimet e emigracionit dhe terrorizmit. Në Shtetet e Bashkuara kjo ëstë një narrative e politizuar prej kohës, por ka pak bazë në realitte. Europa është çështje tjetër pasi disa komunitete europiane e kanë pasur historikisht të vështirë të integrojnë popullsitë emigrante në shoqëri dhe kërcënimi nga militantët xhihadistë në vendet si Franca dhe Belgjika është real.

Teknologjia dhe flluska e filtrave
Interneti është përdorur prej kohësh për të lidhur njerëzit që mendojnë njëlloj nëpër forume dhe komunitete virtuale. me shpërthimin e menjëhershëm të mediave sociale, interneti mori jetë. Sot është tepër e vështirë të gjesh dikë me të cilin nuk je dakord pasi njerëzit lidhen me ata që ndajnë të njëjtat vlera dhe teori rreth komunitetit të tyre dhe botës.
Fajin këtu nuk e ka vetëm natyra njerëzore. Tekonologjia dhe kompanitë mediatike tashmë punojnë duke maksimizuar sasinë e kohës që shpenzon me përmbajtjen në platformat e tyre. Algoritmet janë krijuar enkas për të të nxjerrë përmbajtje që je më i pritet të “pëlqesh” dhe ndërveprosh. Kjo sjell fragmentarizim më të madh politik në sferën kibernetike, gjë që manifestohet në botën reale gjithnjëe më shumë pas çdo zgjedhjesh.
Teknologjia dhe automatizi
tekonologjia është ende në fillimet e hershme. Njerëzit flasin për epokën e ardhshme të automatizimit dhe inteligjencës artificiale si “revolucioni i katër industrual” duke e vendosur edhe kontekstin historik. Ende nuk i dimë shifrat ekzakte, por automatizimid he Inteligjenca artificiale parashikohet t’i kushtojnë vendin e tyre të punës plot 800 milionë njerëzve deri në vitin 2030.
Bota mund të prodhojë më shumë me robotët në punë, por përfitimet ekonomike do të shkojnë kryesisht për disa persona që kontrollojnë teknologjinë, qindra miliona të tjerë do të mbeten pa punë. Edhe pse flitet shumë për përgatitjen e njerëzve për epokën e automatizimit, pak plane mendohet se mund të jenë të aplikueshme. Më shumë duhet të fillojmë të përgatitemi për “epokën pas revolucionit industrial”, një epokë ku difirenca mes “nesh” dhe “atyre” do të jetë më e dukshme.

Artikulli paraprakVjen dënimi i parë nga Katania, 18 vite burg për kontaktin e Habilajve tek “Cosa Nostra”
Artikulli tjetërSalvini nuk e tradhëton Berluskonin për të qeverisur me “Pesë yjet”