“Në listë kanë të korruptuarit, por flasin për drejtësi”, Basha për programin e Koalicionit Euroatlantik: Me Njësinë për rikuperimin e pasurive u kthejmë shqiptarëve paratë e fshehura në Londër e kudo tjetër

Në takimin me shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, Lulzim Basha foli edhe për programin e shpalosur në 1 qershor të vitit të kaluar. Basha tha se koha e hershme kur u shpalos programi i Koalicionit Euroatlantik, jepte mundësi për t’u debatuar nga grupet e interest por që Trekëndëshi i Bermudës bëri gjithçka për ta ndaluar diskutimin. “Ndërsa sot, marrin pjesë pjesë të programit dhe i ngjisin në mënyrë të pakuptueshme në ato që i quajnë programet e tyre por që në fakt, nuk kanë program, pasi programi i tyre i vetëm është 7×7=313” – tha ai.

Basha më tej thotë se dallimi i madh mes Koalicionit Euroatlantikë me numrin 4 dhe qeverisë së Edi Ramës është lufta kundër korrupsionit. Ai shprehu angazhimin për themelimin e njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura, e cila do të gjurmojë hajdutët që janë pasuruar me politikë dhe pasuritë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve.

“E shpalosëm më 1 qershor programin. Pse? Mjaftueshëm kohë që qytetarët shqiptarë, grupet e interesit të kishin mundësi të debatonin për këtë program. Sigurisht Trekëndëshi i Bermudës bëri gjithçka për ta ndaluar këtë diskutim. Sigurisht dhe vazhdon të bëjë gjithçka, dhe nga ana tjetër si ata kopjacët e keq që me një sy shohin fletën ku kopjojnë, kanë marrë pjesë pjesë të programit dhe i kanë ngjitur në mënyrë të pakuptueshme në ato që i shpallin si programet e tyre. S’kanë program ata. Programi i tyre i vetëm i Edi Ramës është 7×7, 313. Sepse po të ishte ndryshe, do të na thoshte pse i ka shokët aty. Ai as nuk pranon të më thotë se ku i ka shokët. Po dhe Durrësi është opsion. Durrësi është i vetmi qytet në botë që ka dy kryebashkiakë, edhe të Durrësit edhe të Tiranës. Po, sepse duke mos u përgjigjur për këtë pyetje, mendon se shqiptarët do të harrojnë. Nuk kanë për të harruar.
Angazhimi ynë në 1 qershor, është themelimi i njësisë së rikuperimit të pasurive të vjedhura. Pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe këto pasuri, siç e dini fare mirë ju vëllezërit dhe motrat tona në Londër, nuk janë vetëm në Shqipëri, nuk janë vetëm në Tiranë apo në bregdet, janë dhe jashtë Shqipërisë. E dini fare mirë ju. Janë dhe këtu në Londër. Dyqane, prona të patundshme. Politikanëve shqiptarë me 2 mijë euro në muaj sa dyqane mund të blesh në Londër? Sa biznese të suksesshme mund të kesh në Londër me 1800 euro në muaj saç është rroga e drejtorit të tatimeve? Se i bie që çmimet këtu të jenë më të ulëta se në Pukë. Apo jo? Unë e di që në UK, është pak më shtrenjtë se në Pukë, apo jo? E pra, nëjsia e rikuperimit të pasurive të vjedhura ka këtë detyrë: Të gjurmojë me mjete active të hetimit pasuritë e politikanëve të korruptuar shqiptarë që në fakt nuk janë pasuritë e tyre, janë pasuritë tuaja, janë pasuritë e të afërmve tuaj. Dhe me këtë njësi dhe me këtë politik ne kemi një dhe vetëm një synim: pasuritë e vjedhura të shqiptarëve, pasuritë e vjedhura ju, taksat e vjedhura ju dhe familjeve tuaja t’u kthehen ju, sepse ju dhe vetëm ju jeni pronarët e vërtetë të këtyre pasurive. U ndala tek lufta kundër korrupsionit sepse është padiskutim dallimi parë dhe i pakapërcyeshëm midis Koalicionit Euroatlantik numrit 4 në fletën e votimit, dhe natyrisht Edi Ramës dhe qeverisë së tij e ministrave të tij të korruptuar. Por edhe të tjerëve, edhe atyre që duan të riciklojnë rangallat e korrupsionit. Disa prej tyre janë në arrest, pikërisht për korrupsion dhe fshehje pasurie, i kanë vënë në listë për deputetë. Dua t’u them disa prej miqve që i kam pasur këtu në këtë sallë dhe uroj t’i kem prap se e kanë humbur pak rrugën, kujdes. Kujdes me një listë tjetër sepse ju premtojnë që po votojnë për PD-në, por në fakt po votoni për Ilir Metën. Mos e bëni këtë gabim sepse nuk i shihni dot në sy as miqtë tuaj, as fëmijët tuaj, as familjet tuaja”
– tha Basha.

Exit mobile version