“Ne nuk riciklojmë të vjetrën e korruptuar, ne ndërtojmë të ardhmen”, Basha: NEXTGEN, programi për të ndalur eksodin dhe për të ndërtuar të ardhmen këtu

Gjatë takimit me të rinjtë në qytetin e Fierit, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për programin NEXTGEN. Ai tha se ky program shënjestron problemet e rinisë që janë shkaktuar nga një qeveri që buxhetin 7.2 miliardë euro që pati në dispozicion e çoi tek 7×7-313.

Basha më tej vuri theksin në disa prej pikave, që sipas tij nuk do të lërë asnjë bir dhe bij shqiptari të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve të veta:

-Mbështetje financiare për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, përmes mbulimit 50%-100% të tarifave universitare dhe ndihmës për qira e shpenzime jetese.
-Stazhe të paguara për 10 mijë studentë në vit për të lehtësuar kalimin nga shkolla në tregun e punës.
-Garanci kolaterali dhe interesa të zbutura për 30 mijë çifte çdo vit për të blerë ose marrë shtëpi me qira.
-Bonus për fëmijën e parë dhe të dytë pesëfish më i lartë, ndërsa për fëmijën e tretë 30 mijë euro.
-Ndërtimi i katër megaqendrave IT në Tiranë-Durrës, Fier-Vlorë, Elbasan-Korçë dhe Shkodër-Lezhë, me synimin për të trajnuar 25 mijë të rinj që do të kenë të ardhura qëfillojnë nga 2 mijë euro në muaj.

Basha theksoi se programi është projektuar për t’i dhënë fund largimit të të rinjve dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Janë disa aspekte të programit që shënjestrojnë problemet e rinisë. Problemi i parë, arrin çdo i ri dhe e re të studiojë atë që do? Sigurisht që jo. 1/3 e të rinjve që duan të marrin një profesion, të bëjnë një shkollë të lartë profesionale, pa leje më arsimin shkencor, nuk arrijnë dot për shkak të të ardhurave të familjes. Një vend me 7.2 miliardë euro shpenzime në vit nuk ka më asnjë justifikim përveçse korrupsionit, hajdutërisë dhe mungesës së vizionit. Ndaj angazhimi ynë i parë është që me buxhetin e parë të qeverisë së ardhshme nuk do të ketë bir dhe bij shqiptari të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjeve të veta. Dhe kjo parashikon si ardhjen në ndihmë me pagesën 50%-100% të taksës universitare, ashtu dhe pagesat mujore për ata që janë në nevojë ekstreme ekonomike për të paguar qeranë dhe shpenzimet mujore të jetesës gjatë studimeve. Për 10 mijë më të mirët çdo vit do të garantojmë stazhe të paguara nga qeveria, me një pagesë minimale, por që do të ofrojë një urë kalimi nga universiteti, nga studimi tek tregu i punës. Për çdiftet e reja, për 30 mijë prej tyre çdo vite do të ofrojmë garanci kolaterali dhe interesa të zbutura dhe të zeruara që të kenë mundësi të blejnë apo të marrin me qera strehën e tyre të parë dhe të themelojnë familjen e tyre. Natyrisht politikat në mbështetje të familjes, bonusi për beben e parë dhe të dytë, 5-fish i asaj që është sot dhe bonusi për beben e tretë 30 mijë euro. Targetojmë po kështu çiftet e reja, por targetojmë edhe katastrofën demokrafike që na ka servirur keqqeverisja dhe korrupsioni i Edi Ramës me zbrazjen e Shqipërisë, me largimin e të rinjve, me pamundësinë dhe rritjen e moshës së martesës dhe bërjes me fëmij të rinisë shqiptare. Por tani dua të kthehem tek një nga politikat tona kryesore për rininë, për Shqipërinë, për të nesërmen, tek investimi ynë i parë për nga volumi, domethënë për nga paratë që do të harxhojmë, nuk ka investim më të madh sesa investimi në teknlologjinë e informacionit që ne e kemi diskutuar me ekspertë të huaj. Me katër megaqendra të Teknologjisë së Informacionit, të shtrira në akset Fier-Vlorë, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë dhe Shkodër-Lezhë. Ku do të angazhojmë ekspertët më të mirë në Europë, në SHBA dhe Britaninë e Madhe, jo vetëm për të trajnuar rininë, por edhe për të trajnuar trajnuesit e ardhshmëm. Që ne të arrijmë të ecim me hapin e kohës, pse jo t’ia marrim dhe në kthesë komshinjve rajonal. Pra, me fjalën më të fundit të asaj që quhej deri dje ekonomia e të ardhmes, por që në fakt e ardhmja ka trokitur dhe është ekonomia e të sotmes. Akoma pa arritur këtë stad që ne synojmë me këtë lloj trajnimi, pagat në sektorin e Teknologjisë së Informacionit, ju e dini fare mirë, kanë arritur nivele 1500, 1800, 2000 mijë euro mesatare dhe deri 5 mijë, 6 mijë në nivele të larta. Synimi ynë është që të rinjtë dhe të rejat shqiptare që përvetësojnë teknologjinë e informacionit, 25 mijë të rinj e të reja në krye të katër viteve të hyjnë në këtë treg me të ardhura minimale prej 2 mijë eurosh e deri në 8 mijë euro, të punojnë këtu në vendin e tyre në vend që të largohen.
4, Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që me të njëjtin model që ju ka sjell kandidaturat, me të njëjtin model ka dhe programin, Kandidaturat reflektojnë vizionin tonë që është në programin tonë.

Artikulli paraprak“Rinia peng i vjedhjeve të 7×7-313”, Basha me të rinjtë në Fier: Rama pretendon të luftojë korrupsionin me Belindën, këta të tjerët me Ilir Metën dhe Elvis Roshin
Artikulli tjetër“Çyrykllëku nuk është i pashërueshëm, 11 maji është kura”, Basha: Mos u sillni si dele, votoni për fëmijët tuaj, jo për shokët e Ramës te 7×7=313