Në pamundësi të formimit të ushtrisë, Kosova do fuqizojë FSK-në

Në pamundësi që të krijojë Forcat e Armatosura, Kosova po synon të fuqizojë me kompetenca shtesë Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e cila ishte formuar si tranzicion mes një force të emergjencave kah një forcë ushtarake apo e armatosur.  Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës aktualisht është bërë i pamundur për shkak të nevojës për ndryshimin e Kushtteutës. Ky ndryshim, nuk mund të bëhet pa mbësjhtetjen dhe votat e deputetëve serb, të cilët janë deklaruar se nuk e shohin si moment të përshtatshëm diskutimin për ushtrinë e Kosovës në këtë fazë. Andaj, si rrugë alternative për fuqizimin e strukturave mbrojtëse, deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, konsiderojnë se FSK-ja duhet të ketë kompetenca shtesë. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nuredin Ibishi tha se FSK-ja me ndryshimin e Ligjit për të, mund të arrijë disa ndryshime në mandatin që ka dhe të marr detyra të reja. Ai thotë se me ndryshimin e ligjit do të vijë mundësia substanciale e ngritjes së kapaciteteve tjera të FSK-së. “Me ndryshimin e Ligjit për FSK-në, pa e ndryshuar Kushtetutën, jepet mundësia që me ligj, me shumicën e thjesht të votave të deputeteve, të bëhen plotësim-ndryshimet për kompetenca shtesë për FSK-në”, tha Ibishi. Aktualisht, procesi i themelimit të Forcave të Armatosura apo Ushtrisë së Kosovës ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version