“Në perëndim nuk ka ndodhur që hajdutët të bëjnë lëvizje popullore”

Avokati Spartak Ngjela e përjashton mundësinë që opozita e Berishës të arrijë ndonjë qëllim me aksionin e tyre për destabilizim të vendit tani që u arrestua dhe Ilir Meta.

Ngjela thotë me ironi se kudo në Europë dhe në Shqipëri tashmë hajdutët nuk mund të bëjnë lëvizje popullore.

”Destabiliteti është i vështirë pasi pushtetin e kanë këta. Do vrasin policët? Është nocion abstrakt. Pse nuk vranë?

Nuk kanë mundësi të bëjnë më shumë. Nuk ka ndodhur në perëndim dhe Europë dhe as këtu nuk do ndodhi, që hajdutët të bëjnë lëvizje popullore.

Është imposibilitet absolut. Sepse hajnia e këtyre, karakteri vjedhës, shoqëria shqiptare ashtu flet.

Opinioni publik ashtu thotë, janë të korruptuar. Rëndësi ka ç’thonë njerëzit, janë të aftë të rrëzojnë paragjykimet”, tha Ngjela.

Exit mobile version