Në piedestalin e lartë shtetdrejtues individë që duhet të ishin në psikiatri

Kim MEHMETI

Nuk është se jemi popull i vetëm në botë që kemi ngritur në piedestalin e lartë politik dhe shtetdrejtues edhe individë të cilët po i çove në Psikiatri nuk të lejojnë që t’i marrësh e t’i kthesh në shtëpi.

Por, jemi ndër popujt e rrallë që duket se e duam politikanin injorant, hajdut e kriminel, sepse besojmë se më të ia del me lehtë se sa me të mençurin, të ndershmin dhe të dinjitetshmin.

‘Shqipëritë’ tona nuk janë vendet e vetme të marra peng nga kriminelët që kontrollojnë politikën dhe nga politikanët që e drejtojnë krimin, sepse të tilla vende ka edhe në Afrikë e Amerikën Latine, por ne jemi ndër të rrallët që kemi filluar të bëhemi të pandjeshëm ndaj fatit tonë të këtillë kolektiv, kështu që qysh në lindje i bëjmë fëmijët tanë gati për ta braktisur vendlindjen, duke u vënë emra që nuk do i identifikojnë se janë shqiptarë.

Nuk është se vetëm ne mashtrohemi nga ata që duan të bëhen gjithçka, të cilëve edhe kur u tregon se pulaxhinjtë kanë themeluar federatën e tyre, pyesin pse nuk i kanë lajmëruar e pse nuk i kanë zgjedhur kryetarë të tyre, e nëse ua ofron këtë post, të pyesin të ofenduar se mos vallë të ngjajnë në pulaxhi!

Exit mobile version