Një nga personat që kanë përfunduar në polici si përgjegjës për mos marrjen e masave te Kavalishenca, ku një person humbi jetën ditën kur goditi tërmeti i 26 Nëntorit, është kushëri i Taulant Ballës. Lajmin e bën me dije ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
Në një reagim, Braimllari thotë se, përgjegjësi duhet të mbajë dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai shprehet se duhet ti jepet fund emërimeve nepotike në administratë.
“Sander Lleshi duhet te mbaje pergjegjesi drejtperdrejt per humbjen e jetes se Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, jo vetem per mosveprim pas termetit te 21 shtatorit por dhe per emerime nepotike.
Drejtori i Kavalishences Ahmet Doda, i shoqeruar sot ne polici, eshte djali i dajes se Taulant Balles. Emerime te tilla nepotike dhe jo profesionale sollen ate fatkeqesi duke mos marre asnje mase pas termetit te 21 shtatorit i cili demtoi rende godinen e Kavalishences”, shkruan Braimllari në një postim në Facebook.
Prokuroria ka prerë 17 urdhërarreste për disa funksionarë në institucione shtetërore që dyshohet se kanë përgjegjësi për sigurinë e ndërtesave që u shembën në tërmetin e 26 nëntorit.
Mes tyre janë dy ish-drejtues të ALUIZNI-t, Arben Isaku, Flamur Gjuzi, si dhe inxhinierë, arkitektë dhe kolaudatorë.
Gjuzi ka qenë i shpallur në kërkim për tjetërsim prone, kurse Arben Isaku, ish-drejtori i Legalizimeve në këtë qytet, është numri 2 i Partisë Socialiste në Durrës.
Policia ka ndaluar drejtorin e Kovalishencës në Durrës, Ahmet Doda si dhe nëndrejtorin Kujtim Hasa. Në Komisariat janë shoqëruar edhe Aldo Dakovelli dhe Artemis Malko.