Ermal Panduri: Domethënë ka pasur përpjekje që qështja e Kosovës të zgjidhej mes Shqipërisë dhe Serbisë?
Z. Sali Berisha: Te jashtëzakonshme, dhe qeveria, unë, qeveria ime duke ditur se kjo dëmton interesin e Kosovës ka refuzuar në mënyrë kategorike, por nuk ka refuzuar vetëm palën serbe, më është kërkuar në momente të caktuara edhe nga miq shumë të çmuar që unë të ndërhyjë.
Ermal Panduri: Nga amerikanët
Sali Berisha: Miq shumë të cmuar që unë të ndërhyjë, unë kam thënë jo nuk ndërhyjë, unë mbështes udhëhqjen e Kosovës dhe e kam mbështetur udhëheqjen e Kosovës. Tani del që për arsye, një mijë arsye, Serbia rrëmbën paqen Kosovës, Serbia humbi luftën, ne po e kthejmë në fitimtare të paqes, dhe me c’ të drejtë, me c’motiv? Në qoftë se ne, ta zëmë para dy vitesh, Serbisë i thuhej “plac” nga komuniteti ndërkombëtar kur kërkonte Mitrovicën sepse e ke për Serbinë e madhe, tani i themi ne “jo nuk është Serbia që po kërkon, po kërkojmë ne tani”.
Ermal Panduri: Jo presidenti Thaqi thotë që nuk do të ketë vetëm shkëmbim të territoreve por vetëm korrigjime?
Sali Berisha: Jo, nuk merrem me lojëra fjalësh, ajo është më e keqe do dalë unë edhe aty. Ajo është akoma më keq, ajo është tregti e pastër.
Shiko, Beogradi ka një gjë. Do të lexosh Beogradin, duhet të lexosh edhe Prishtinën. Mediat në Prishtinë, Beogradi i nxjerr tezat në Prishtinë nuk i nxerr në Beograd.
Cfarë thonë tezat që dalin në Prishtinë? Thonë më mirë të marrin Preshevën se sa t’i humbasim edhe Preshevën, edhe Mitrovicën. Ka gjë më anti shqiptare se kjo?
Ermal Panduri: dhe kjo nga frika për krijimin e një asociacioni që do ta shëndrrojnë nënjë pushtet të tretë?
Z. Sali Berisha: Do të dal unë aty… Të marrim pak një herë realitietin, se dalim pak te kjo qepja- shqepja e kufinjve, se kjo është pak si rrobaqepëset …po e korrigjoj pak jakën e xhaketës, se kjo është ajo që do bëj…
Ermal Panduri: Po thoni që Thaqi po e luan rolin e rrobaqepësit?
Z. Sali Berisha: Jo më fal një minutë.
Këto vijnë të gjitha të gatshme, këto janë të para-fabrikate që vijnë nga ata të cilët, atyre bravo ju qoftë, hoqën akuzën e komunitetit ndërkombëtar për Serbinë e madhe dhe thanë që sjemi ne por duan këta shqiptarët ata të cilët duan tani…., dhe madje duam edhe Preshevën, Bujanovcin por edhe Medvegjën, e cila është dy herë Presheva, është baraz Preshevë- Bujanovc të marrë se bashku, por ka 400 shqiptarë, e kupton vet ti se e varin nja 400 herë në kalinekdan Sandrin e Edi Ramës, se kështu i thotë ky Vuqiqit, po të guxojë të japi Medvegjën.
Dhe dalim tani me teorinë që cfarë do marrin, cfarë pazari? Pazari është një ose dy fshatra në Medvegjë, që as nuk kemi punë janë serbë, do marrin disa fshatra në Bujanovc që as nuk kemi punë janë serbë.. Do marrim Preshevën, Presheva është një territor 261 km, një pjesë jashtëzakonisht e dhimbshme dhe e dashur shqiptare, me një rol shumë të madh në historinë tonë kombëtare por fatmirësisht e ruajtur si trevë shqiptare, dhe Presheva mund të mbetet, në qoftë se shqipëtarët ndjekin një politikë si duhet, mund të mbetet në shekuj shqiptare.
Pra hajde tani te vemë Urën në Ibër dhe të thëmi që nuk po bëjmë ndarje e nuk po bëjmë as shkëmbim por po bëjë korrigjim, po marrim dhe në një fshat këtu.. e ke ndëgju apo jo, se njëherë thonë Preshevë- Bujanoc dhe Medvegjë….
Ermal Panduri: E thuash në shumës z. Berisha, nuk është që po e thonë por po e thotë, është një person .
Z. Sali Berisha: Nuk është vetëm ai, vetëm fare nuk është të them une ty…
Ermal Panduri: AKR që ka ekzekutivin, udhëheq me ekzekutivin është deklaru kundër, NISMA që është pjesë e koalicionit është deklaru kundër, LDK kundër VV kundër. Z. Thaqi është I vetmi madje edhe nga ish partia e tij.
Z. Sali Berisha: Tani edhe unë kam shumë respekt dhe me dhimbjen më të madhe detyrohem të marr një pozicion të tillë haptaz kundër, që e kam marrë në rastet më të jashtëzakonshme. Kam preferuar heshtje edhe durim mund të mos ju kenë pëlqyer por e kam patur dhe kam vepruar shumë drejtë.
Ermal Panduri: Jemi dështmitarë
Z. Sali Berisha: ..por në rast të tillë as nuk mund të heshtë, as nuk mund të pranojë, por kam vetëm një thirrje për deputetët e Kosovës, të mos lejojnë te luhet më kufinjtë e shtetit të tyre se bëhen dmth kjo ështe cbërja e Kosovës, mire u zhbë lufta, u zhbë Kumanova, u zhbë një pjesë, jo plotësisht, edhe Ahtisari që e la në kufi Kosovën, në këta kufinjë dhe pse? Më fal, a ka interesa Serbia në Kosovë? Po ka .
A jam unë që të njihen interesat e Serbisë në Kosovë? Po jam. Cili është interesi i Serbisë, i ligjshëm? Është garancia e serbëve të Kosovës. A ka sot qytetar, minoritar në botë me të drejta më të mëdha se sa sërbët e Kosovës. Më thuaj… Po unë le ti bie te gjitha burive të botës Beogradi, dhe unë marr 100 komisione dhe u them hajde shifni më gjeni një minoritet në Europë, më gjeni një minoritet në botë që disponon të drejta më shumë se një serb në Kosovë.
Ja pra, Serbia s’ ka hallin e të drejtave, Serbia ka hallin e Serbisë së madhe. Serbia e di që toka është e përjetshme dhe jo njerëzit. Serbia gjen pastaj shqiptar me të cilët bënë pazaret që do.