Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kallëzuar në Prokurori dy ish-drejtorë burgjesh, respektivisht ish drejtorët e IEVP Lushnjë, Judmir Shurdhi dhe ish drejtuesin e IEVP ‘Jordan Misja’, Maksim Hamiti. Kallëzimi ndaj tyre është sepse kanë trajtuar në mënyrë preferenciale dy të burgosur VIP të kategorisë së rrezikshëm.
Sipas padisë së nënshkruar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj, Emiljano Shullazit i janë krijuar privilegje duke organizuar takime në palestrën e burgut ‘Jordan Misja’ me anëtarë të bandës së tij apo me miq të tyre.
Në procesverbale këto takime janë shënuar si familjare.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ardhur në dijeni e më pas verifikuar se drejtuesi i IEVP ‘Jordan Misja’, shtetasi Maksim
Hamiti në kundërshtim flagrant me aktet ligjore e nënligjore dhe kompromentuar misionin për trajtim të barabartë dhe në përputhje me aktet rregullative të të burgosurve, ka realizuar trajtim preferencial të të burgosurit Emiljano Shullazi, ndër të tjera edhe takime me të burgosur anëtar të të njëjtit grup të akuzuar, për rrjedhojë dyshojmë se prej tij janë konsumuar elementë të veprës penale, shpërdorim i detyrës”
Në padinë e ngritur për ish drejtorin e “IEVP Lushnjë thuhet se si në shkelje brutale të ligjit, drejtori i burgut realizonte takime në zyrën e tij me të dënuarin Lulzim Caka.