“Në rrugë do të ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, Berisha apel të fortë në Kuvend

Ish-Kryeministri Berisha gjatë senacës së sotme në Kuvend i ka bërë thirrje maxhornacës që të votojë “Vettingun në politikë”, “ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.
“Palo burra, palo kriminelë.. pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
Ose miratoni amendamentin ose përndryshe do t’ju shkulin me dhunë qytetarët dhe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, u shpreh Berisha.
Pjese nga fjala e Berishes:
Ne jemi sot në një seancë më të rëndësishme që kemi zhvilluar ndonjëherë në ekzistencën e pluralizmit politik këto 6 vitet e fundit. Sot ne vijmë këtu në një kokë kur për shkak të lidhjet me krimin bajlozët e krimit dhe bandat të kësaj maxhorance, në atë shkallë sa… natyrisht prapa shumë prej këtyre unë shoh, Shullazët, Habilajjt, Lul Berishën, e me radhë banda të tërë. Të cilëve drejtësia mund t’ua shkulte dhembët brenda dy muajve nëse nuk do ti mbështeste kjo maxhorancë.
Në krye të tyre kanë krye banditin, kreun e meduzës, të gjitha këto kanë sjellë një situatë dëshpërimi që nuk ka ekzistuar që nga viti 91. Kanë sjellë një rrënim e largim masiv të të rinjve shqiptarë, largim të investitorëve të huaj dhe vrasje shprese në cdo zemër e mendje shqiptare.
Ramës mund t’i vesh 100 epitete por njëri është më i vërtetë: shpresëvrasës.

Rama me lidhjet e tij me bandat, Shullazët, Bajrat, etj, ka shtuar kirmin në sistem dhe i ka kyçur dyert e Europës Shqipërisë.
Ne dy raporte ekselente të KE bëhen të pavlere nga Këshilli i ministrave evropiane dhe dyert rrinë të mbyllura.
Ky amendament do të ishte një shenjë pozitive për hapjen e dyerve.
Këto që them nuk janë fiction por kanë emër, dhe kanë maxhorancën. Ndaj dhe ju e konsideroni këtë si grackën ku shpirti i kriminelit kapet si laraska.
Komisioni i Venecias ka thënë se kjo është një nismë legjitime sepse në Shqipëri lidhjet me krimin në të gjitha nivelet janë një realitet. Jam dakord që ka probleme dakord, që ky proces mund të përdoret për qëllime politike, atëherë qëndrimi është që të ulemi dhe të draftojmë ligjin që askush të mos mund ta përdorë atë për qëllime pulitke, në mënyrë që në këto ulëse të mos ulen kokat e mafies.
Rama e filloi karrierën e tij me një vilë të ndërtuar dhe më falni qytetarë se dje ju dhashë informacion të gabuara, sot i kam të sakta, të ndërtuara në katër bunker, në total banon në një sipërfaqe prej 1 mijë metër katrorë. Ju ftoj ta hidhni poshtë këtë studentë. Klikoni në google eardh dhe do të gjeni çdo gjë të përshkruar për sarajet e Ramës.
Palo burra, palo kriminelë.., pse ju nuk pranoni amendamentin? Pranoni dhe të ulemi mes nesh të marrim dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe ta bëjmë model për mbarë rajonin, por ju nuk e donin.
Ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.

Artikulli paraprakBanorët e Bregut të Lumit protestë para Bashkisë: “Do të armatosemi dhe do të vrasim”…
Artikulli tjetër“Tenxherja me presion” ende nuk ka shpërthyer, avokatja: Rama po gabon shumë rëndë me studentët