Në shtator janë larguar 50 mijë shtetas më shumë sesa kanë ardhur

Rritja e numrit të shtetasve që janë larguar krahasuar me ata që kanë mbërritur për muajin shtator shpjegohet me largimin e emigrantëve që vijnë gjatë gushtit për pushime, por edhe të turistëve të huaj të cilët kanë mbyllur sezonin turistik

Gjatë muajit Shtator 2024, sipas INSTAT, Instituti i Statistikave, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.794.274 shtetas shqiptar dhe të huaj.

Ky tregues ka pësuar një rritje me 8,7 %, krahasuar me Shtator 2023.

Nga ana tjetër 1.927.816 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shtator 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 648.184, duke pësuar një rritje me 18,6 %, krahasuar me Shtator 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.146.090. Ky numër është rritur me 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Në muajin Shtator 2024, 698.268 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë (rreth 50 mijë më shumë sesa kanë hyrë), duke shënuar rritje me 14,2 %, krahasuar me Shtator 2023.  Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2024, janë 1.229.548. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 11,7 %.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Shtator 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 0,9%, krahasuar me Shtator 2023. Rritje të ndjeshme në muajin Shtator kanë patur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale, me 60,9 %. /Liberale.al/

Exit mobile version