Në tragjedinë e Leicesterit, kanë humbur jetën pronari dhe 4 persona të tjerë

Një ditë pas konfirmimit se në aksidentin tragjik që përfshiju në flakë helikopterin e pronarit të Leicester-it, duke lënë të pajetë atë dhe katër persona të tjerë, pothuajse të gjithë ekipet kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë tragjedi.
Vichai Srivaddhanaprabha përshkruhej si një njeri me zemër të madhe që bëri Leicester-in të besojë. Në komunikimin prekës të klubit të Leicesterit shkruhej:
“Me keqardhje të madhe dhe me zemër të thyer konfirmojmë se presidenti ynë, Vichai Srivaddhanaprabha, ishte një ndër personat që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së shtunës kur helikopteri në të cilin ndodhej ai dhe katër persona të tjerë ka marrë flakë jashtë stadiumit King Power Stadium. Asnjë nga personat në bord nuk ka mbijetuar.”
Në bord ndodhej piloti dhe e dashura e tij si zv. pilote, ata njiheshin si çifti i pilotëve që kishin udhëtuar botën në kabinë me njëri-tjetrin, z. Swaffer dhe znj. Lechowicz.
Dëshmitarët e quajtën pilotin hero pasi kishte arritur të bëjë zbritjen shumë pranë stadiumit duke mos lejuar që helikopteri të hynte në stadium e të bënte një tragjedi akoma më të madhe.
Edhe drejtori sportiv i klubit Jon Rudin ishte planifikuar që të ishte në festë në helikopter por kishte ndryshuar plane në moment të fundit.
Në bord ka qenë krahu i djathtë i pronarit të klubit Kaveporn Punpare dhe “mbretëresha bukurisë” Nursana Suknamai të cilët konsideroheshin pjesë e familjes.
Portieri i Leicesterit që ka parë shpërthimin e helikopterit ka thënë: “Nuk mund të besoj se çfarë kam parë. Nuk dukej e vërtetë,” ndërsa ka vijuar me fjalë prekëse për drejtuesin:
“Nuk kam takuar kurrë një njeri si ti, ti ndryshove futbollin. Na dhe shpresë të gjithëve që e pamundura mund të bëhet e mundur”.

Exit mobile version