Në Turqi nuk kanë dyshime, Rei Manaj vendos për të ardhmen

Në Turqi duket se nuk kanë më dyshime. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, nuk do të largohet nga Sivaspori. Ai ka vendosur të mbetet pjesë e klubit turk deri në fund të edicionit aktual. Kështu ka raportuar gazeta turke “Sok” së fundmi.

“Manaj ka njoftuar drejtuesit e klubit se është i lumtur në Turqi dhe Sivaspor dhe ka vendosur të mos transferohet në një klub tjetër të paktën këtë sezon”, shkruan gazeta turke.

Interesimi për Manajn ishte i madh pas paraqitjeve të mira me fanellën e Sivasporit, ku shënoi 22 gola në 39 ndeshje.

Sulmuesi lushnjar, iu bashkua Sivasporit në gusht të vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026.

Artikulli paraprakUshqimi që duhet t’i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut
Artikulli tjetërSulmet kibernetike në SHBA, Washington Post: Hakerët e qeverisë kineze po depërtojnë tek ofruesit e internetit për të spiunuar miliona qytetarë