Në verë ishte i padëshiruar te Juvja, lojtari kyç i Tiago Motës drejt rinovimit deri në 2029

Nga një lojtar që do largohej në verë, tashmë është kthyer në një lojtar thelbësor për Juventusin. Po flasim për Ueston MekKenin, me të cilin kanë nisur edhe negociatat për të rinovuar kontratën.

Drejtuesit bardhezi dhe agjentët e mesfushorit amerikan së shpejti do të takohen për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen për rinovimin, pasi kontrata aktuale skadon në vitin 2026. Po flitet për një kontratë që do të zgjatet edhe për dy vite, me opsion në favor të Juventusit edhe për një tjetër, që do ta çonte në skadencë në viti n 2029.

Gjithashtu për Ueston MekKenin do të ketë një pagë të re, të përmirësuar, në raport me 2.5 milionë eurot në sezon që fiton aktualisht te “Zonja”. MekKeni është duke u shfaqur si një nga futbollistët më adapt për idenë e lojës së Tiago Motës, duke realizuar mjaft mirë detyrat e tij. Mesfushori, ka luajtur gjithashtu edhe si mbrojtës krahu, kur ia ka kërkuar Tiago Mota, madje duke zhvilluar performanca të mira.

Exit mobile version