Juventus ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe jo vetëm për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Tottenham, por edhe për të biseduar për merkato. Nëse skuadra prej ditës së djeshme ndodhet në Londër, një nga drejtuesit e klubit bardhezi, çeku Pavel Nedved ka udhëtuar për në Manchester. Arsyeja? Ai ka nisur bisedimet me menaxherin e lojtarit francez Anthony Martial, për ta sjellë në Torino sezonin e ardhshëm. Martial nuk po gjen shumë hapësira te skuadra e trajnerit Jose Mourinho, hapësira që janë zvogëluar edhe më shumë pas ardhjes së Alexis Sanchez. Ndaj, mediat britanike konfirmojnë se bardhezinjtë janë gati të investojnë për ta marrë lojtarin 22-vjeçar, kontrata e të cilit me “Djajtë e kuq” skadon në verën e 2019-ës. Problem është disi shuma e lartë që kërkojnë drejtuesit e United, 70 milionë euro, ndaj dhe Juventusi ka nisur që tani bisedimet për të gjetur një marrëveshje.
Kryesore
Continue to the categoryKush ja rekomandoi Edi Ramës kryetaren e AZHT, motrën e dy...
Krimi duket se ka shtrirë tentakulat kudo në qeverisjen e Edi Ramës. Ndonëse Babloku del dhe na mburret se në vitin 2030 do hyjnë...