Teksa kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij vazhdojnë “festimet” për moshapjen e negociatave me Shqipërinë as këtë qershor, ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati shprehet i keqardhur pas vendimit të BE për Shqipërinë, që përcakton se vendimi për çeljen e negociatave do të jepet në tetor të këtij viti.
Përmes një postimi në Tëitter, Bushati shprehet se, shtetet anëtare të BE-së nuk iu përmbajtën përfundimeve të qershorit të vitit të kaluar të cilat përcaktojnë edhe rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit me BE në këtë qershor.
“Është për të ardhur keq që vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk iu përmbajtën konkluzioneve të tyre te qershorit 2018, për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE me Shqipërinë në qershor të 2019. Gjithsesi, rruga mbetet e hapur për në Tetor 2019 dhe Shqipëria e dedikuar me reformat që kanë lidhje me këtë proces.# Albania4EU”, shkruan Bushati.