Negociatat/ Në Gjermani e bëjnë fakt të kryer, vendimi për vendin tonë do të shtyhet…

German Chancellor Angela Merkel (L) sits next to chairman of the parliamentary commission charged with EU affairs Gunther Krichbaum (R) before facing questions from the commission in Berlin June 22, 2011, ahead of the EU summit in Brussels June 23-24. Merkel hailed a confidence vote victory by the Greek government as an "important step" in resolving a perilous debt crisis. AFP PHOTO / JOHN MACDOUGALL / AFP / JOHN MACDOUGALL

Vetëm pak orë nga publikimi i progres-raportit për Shqipërinë, në Gjermani e bëjnë fakt të kryer që vendimi për vendin tonë do të shtyhet. Politikani gjerman Gunther Krichbaum, ka thënë se vendimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë do të shyhet për në muajin tetor, deri sa të arrihet në një vendim.

Në një prononcim për median gjermane, kryetari i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag është shprehur se 28 vendet anëtare do të votojnë në mes të Qershorit, por kjo nuk do të thotë “asgjë”.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth (SPD), nga ana tjetër, kërkoi një fillim të shpejtë të bisedimeve për pranimit në BE. “Tani është në dorën e BE-së”, shkruan Roth në një artikull për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. “Ne kemi dhënë fjalën dhe duhet të mbajmë premtimet tona. Progres i prekshëm është bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, ka thënë ai.

Në Gjermani, megjithatë, Bundestagu thuhet se do të japë dritën jeshile. Hapja e negociatave për anëtarësim shihet në mënyrë kritike, veçanërisht në Holandë, Danimarkë dhe Francë.

Shtetet e BE-së tashmë kishin miratuar në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Fillimi i bisedimeve, megjithatë, u bë i varur nga përparimi i mëtejshëm i reformave. Hahn nga ana tjetër ka paralajmëruar se mospranimi i vendeve kandidate mund të ketë pasoja dramatike për vendet në fjalë dhe rajonin në tërësi.

/Burimi: Frankfurter Allgemeine Zeitung/

Exit mobile version