Negociatat PS-Rithemelim, Agalliu: Që opozita të ndryshojë duhet të distancohet nga personat ‘non grata’

Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke folur për negociatat mes maxhorancës dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore, deklaroi se nga këta bisedime fiton Edi Rama.

Agalliu theksoi se që opozita të ndryshojë duhet të distancohet nga personat non grata.

“Nga negociatat fitoi Rama. Janë lënë jashtë Komisione Hetimore të rëndësishme. Kjo nuk është ajo që kërkojnë shqiptarët. Të rrish 5 muaj të uzurposh parlamentin dhe tani të pranosh të ulesh, nuk është aspak e ndershme. Ligji i ri është kontestuar nga vetë këta deputetë. Që opozita të jetë ajo që ne duam, është që të distancohemi nga persona non grata, nuk mund të quhet SPAK organizatë terroriste. PD duhet të distancohet nga këto qëndrime”, tha Agalliu.

Artikulli paraprakEnton Abilekaj i zhgënjyer me Revolucionin: Domethënë lufta paska qenë që Rama të pranojë Berishën në vend të Bashës?!
Artikulli tjetërA po synon marrëveshja e re Rama-Berisha, goditjen e drejtësisë?