Negociatat PS-Rithemelimi, Mërtiri: Rama zgjodhi Berishën

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar në Report Tv negociatat PS-Rithemelimi për t’i dhënë fund kaosit në Kuvend.

Mërtiri thotë se në fakt kjo është një marrëveshje Sali Berisha-Edi Rama, ndërsa thekson se kryeministri ka njohur Berishën si kryetar opozite.

“Rama ka zgjedhur Berishën për kryetar opozite, ndërkohë Berisha ka zgjedhur politikën e butë ndaj Ramës. Ka zgjedhur të qëndrojë aty duke mbajtur Ramën në pushtet.

Aksioni politik i këtyre muajve i ndihmonte vetëm Ramës duke bërë opozitën e flakadanëve, tymueseve, është opozitë qesharake që ndihmon vetë Ramën për të treguar shiko ca kam përballë. Me aksionin e tyre opozita ka ndihmuar Ramën të kalojë edhe buxhetin pa asnjë debat”, tha Mërtiri.

“Pse Rama duhet të ulet në tavolinë dhe t’i japë Berishës pretendimin se ka korrur një fitore. Ndihmojnë njëri tjetrin me këtë marrëveshje. Bardhi është nënkryetar i non gratës dhe ai përçon politikën e non gratës. Bardhi është përfaqësues i opozitës së non gratës”, vijoi Mërtiti.

Analisti Mërtiri thotë se Rithemelimi ka marrë në këmbim dy komisone që nuk kanë asnjë vlerë dhe që nuk hetojnë Ramën. Sipas tij, grupi i Berishës ka si qëllim të vetëm luftën brenda llojit.

“E vërteta nuk është se opozita e Berishës ka qëllim të hetojë Ramën. Lufta është brenda llojit”, tha Mërtiri.

Exit mobile version