Negociatat SHBA-Rusi për paqe në Ukrainë! Ja kur pritet të ndodhë takimi i Trump me Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin mund të takohen brenda muajit shkurt, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, kështu është shprehur zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

 

Peskov tha se bisedimet SHBA-Rusi që u mbajtën dje në Riad të Arabisë Saudite për paqen në Ukrainë, ishin një “hap i rëndësishëm” drejt arritjes për zgjidhje të luftës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Donald Trump tha gjithashtu se mund të takohet me Putinin këtë muaj, teksa hodhi poshtë shqetësimet e Ukrainës, e cila thotë se është përjashtuar nga bisedimet në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi në Riad shënoi një tjetër hap të rëndësishëm nga administrata Trump për të ndryshuar politikën amerikane për izolimin e Rusisë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan tha gjithashtu se ai dhe Putin kishin rënë dakord të fillonin negociatat për përfundimin e luftës pasi ai pati një telefonatë me liderin rus.

Artikulli paraprakVeliaj në burg, familjarë e bashkëpunëtorë në SPAK, gazetari Hoxha: Kemi një skemë të mirëfilltë korruptive! 360 faqëshi në Gjykatë, maja e ajsbergut!
Artikulli tjetërNuk ka mosbindje civile, as qeveri teknike, as votë për emigrantët me dokumenta të huaja, por vetëm pazar Rama-Berisha!