Neli Demi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë: Shqipëria 3D e Ramës dhe e vërteta që fshihet pas saj

Në një mesazh të fortë dhe emocional të shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Tiranë, Neli Demi, ka denoncuar atë që e quan një realitet të stisur dhe të manipuluar nga mazhoranca aktuale, duke iu drejtuar qytetarëve me një thirrje për reflektim dhe votë të ndërgjegjshme më 11 maj.

Me një gjuhë simbolike dhe plot domethënie, Demi e përshkruan Shqipërinë e sotme si një “Shqipëri 3D” – një realitet virtual i mbushur me “dronë, drita, ngjyra, tallava shtetërore dhe duartrokitje të stërvitura”, por që, sipas tij, fshih një klimë frike dhe pasigurie për qytetarin e zakonshëm.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve, ai thekson se shumë prej tyre nuk mund të flasin lirisht, por e shprehin pakënaqësinë përmes kontakteve diskrete dhe mesazheve në heshtje. Ai i fton këta qytetarë që, edhe pse mund të mos flasin sot, të shprehen më 11 maj – në mënyrën më të qartë dhe të lirë: me votën e tyre.

“Mos flisni sot, nëse nuk mundeni. Flisni më 11 maj. Në kabinën ku nuk ju sheh askush. Ku nuk ka patronazhist. Nuk ka kamera. Nuk ka shefa. Vetëm ju – dhe ndërgjegja!”, shkruan Demi në fund të mesazhit të tij, duke e shoqëruar me thirrjen: #VotoMeMendNëKokë, #Voto4, #KoalicioniEuroatlantik.

Më poshtë, reagimi i plotë i kandidatit Neli Demi:

“Edi Rama ta mbush syrin,” thanë sot.
Po, ta mbush. Me dronë, me drita, me ngjyra. Me tallava shtetërore, me zëra të komanduar, me duartrokitje të stërvitura. Me mitingje ku entuziazmi jepet me listë dhe buzëqeshja matet me përqindje.

Kjo është Shqipëria 3D e Edi Ramës – me bukë, me cirk… dhe me shumë frikë.

Por unë sot ju drejtohem juve, bashkëqytetarë të mi – që e jetoni realitetin çdo ditë.
Juve që nuk mund të flisni hapur, por që më shkruani çdo ditë.
Juve që më takoni në heshtje, që ulni sytë duke më shtrënguar dorën.
Ju kuptoj. Ju respektoj.

E më lejoni t’ju them këtë:
Mos flisni sot, nëse nuk mundeni.
Flisni më 11 maj.
Në kabinën ku nuk ju sheh askush.
Ku nuk ka patronazhist. Nuk ka kamera. Nuk ka shefa.
Vetëm ju – dhe ndërgjegja!

#VotoNeliDemi
#VotoMeMendNëKokë
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Artikulli paraprakNumri i lartë i banesave bosh s’e ka ulur çmimin e apartamenteve në Tiranë. Bankat thonë se ka më pak blerës me kredi
Artikulli tjetërApeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për heqjen e sekuestros së celularit