Neli Demi: Në 11 maj nuk votohet thjesht për emra, por për lirinë, sigurinë dhe drejtësinë që mungojnë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Neli Demi, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, vetëm një javë para zgjedhjeve të 11 majit. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Demi ka folur për rëndësinë e këtij momenti politik, duke e cilësuar si një mundësi për të thyer rrethin e frikës dhe mashtrimeve të vazhdueshme.

“Ka mbetur vetëm një javë,” shkruan ai. “Një javë për të zgjedhur mes heshtjes dhe zërit. Mes lodhjes dhe shpresës.”

Demi thekson se këto zgjedhje nuk janë thjesht për të zgjedhur emra në lista, por për të vendosur për vlerat më themelore të një shoqërie që funksionon: lirinë, sigurinë dhe drejtësinë për të gjithë, jo vetëm për të fortët. Ai kritikon mënyrën se si qytetari i zakonshëm është përjashtuar nga vendimmarrja dhe trajtuar si spektator.

“Voto për një politikë që nuk të trajton si spektator, por si qytetar,” përfundon ai, duke i uruar qytetarëve një të dielë të bukur.

Postimi i plotë:

Ka mbetur vetëm një javë.

Një javë për të thyer rrethin vicioz të frikës, mashtrimit dhe premtimeve që nuk mbahen.

Një javë për të zgjedhur mes heshtjes dhe zërit. Mes lodhjes dhe shpresës.

 

Në 11 Maj nuk votohet thjesht për emra.

Votohet për Lirinë që mungon, Sigurinë që është bërë privilegj, Drejtësinë që e ndjen vetëm i forti dhe Kujdesin që i mungon njeriut të zakonshëm.

 

Voto për një politikë që nuk të trajton si spektator, por si qytetar. Te dielë të bukur miq! ☀️

 

#VotoNeliDemi

#votomemendnëkokë

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

#BesoTeShqipëria

Artikulli paraprakMarinela Ziu në Korçë: Koha për të ndëshkuar ata që zbrazën qytetin nga jeta dhe shpresa
Artikulli tjetërSami Osmani në Durrës: Me qytetarët, për qytetarët – për një Durrës që meriton më shumë