Neli Demi: Politika e vërtetë nis aty ku njerëzit të njohin përtej fjalëve

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Neli Demi, ka vijuar takimet me qytetarët, këtë herë në lagjen ku ai është rritur, pranë Rrugës së Elbasanit. Takimi është përshkruar si emocional dhe i mbushur me reflektim për kuptimin e vërtetë të politikës.

“Çdo njeri që takoj, çdo shtrëngim duarsh, më kujton se politika e vërtetë nis pikërisht këtu: me besimin që ndërtohet mes njerëzve që të njohin përtej fjalëve,” u shpreh Demi, duke shtuar se qytetarët nuk kanë më nevojë për premtime boshe, por për një shpresë reale.

Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik sjell jo vetëm një program konkret për përmirësimin e jetës, por mbi të gjitha, vullnetin dhe integritetin për të ndërtuar një të ardhme dinjitoze ku askush nuk mbetet pas.

Neli Demi për një Tiranë me dinjitet, për një Shqipëri që meriton më shumë.

#VotoNeliDemi
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#VotoMeMendNëKokë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

 

Artikulli paraprak“Korrupsioni përpiu edhe paratë e minatorëve, ish-të përndjekurve dhe pensionistëve”, Basha në Njësinë 5: Koalicioni Euroatlantik është alternativa që të korruptuarit të shkojnë tek 7×7=313 dhe buxheti t’u kthehet qytetarëve
Artikulli tjetërPëllumb Seferi: Me 11 Maj, të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshimin e duhur!