Prokuroria e Posaçme jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.
Në seancën e sotme në GJKKO prokurori Edvin Kondili kërkoi dënimin me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkepunim
Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.
Seanca e rradhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për më 10 janar.