Nën hetim nga SPAK/ Gjykata e Posaçme firmos masë për Erion Veliaj, bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje!

Burime të sigurta për Alfapress.al kanë konfirmuar se Gjykata e Posaçme, ka firmosur këtë të enjte masa sigurie të kërkuara nga SPAK, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Mësohet se GJKKO ka vendosur që Veliajt të mos i lejohet dalja jashtë vendit dhe i bllokohet pasaporta. Gjithashtu i është caktuar edhe detyrim paraqitje në prokurori.

Erion Veliaj prej disa muajsh po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale: Korrupsion dhe shpërdorim detyre, hetim pasuror si dhe për shembjen e Teatrit Kombëtarë. Kujtojmë se SPAK ka arrestuar disa nga drejtorët më të rëndësishëm, (Dosja 5D), si dhe ka nën hetim shumë zyrtarë të tjerë./Alfapress.al

Artikulli paraprakRreth 3.2% e popullsisë nuk ka ndjekur kurrë shkollën – Gjirokastra dhe Lezha me numrin më të lartë të individëve të paarsimuar
Artikulli tjetërBasha: Arrestimi i Jurgis Çyrbes, dëshmi e lidhjes së Ramës me krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin