Nën pushtetin e krimit

Nga Bardh SPAHIA

Shokuese sesi krimi vepron lirisht në qytetet e Shqipërisë, edhe në kryeqytet madje, si ngjarja e rëndë e kësaj mbrëmje tek zona e Astirit. Kriminelët e rrugës nuk druhen hic, sepse kanë mbrojtjen e shokëve me pushtet dhe asgjë nuk i pengon të lajnë hesapet e të kryejnë ekzekutime të tipit mafioz.

Një situatë alarmante, që rrit pasigurinë e qytetarëve, por as kryeministri e as ministri i brendshëm nuk duken kund, as të artikulojnë apo ta adresojnë këtë situatë. I vetmi prezent, i dukshëm e që nuk mungon javë pas jave, të dëshmojë fuqinë e tij është krimi, i paprekshëm në veprimtarinë e vet.

Kurrë ky vend nuk ka patur një qeveri kaq të papërgjegjshme, kaq kriminale në mungesën e vëmendjes për qytetarët, e kaq makute sa të mendojë vetëm për tendera sekretë e PPP, duke abuzuar me taksat e popullit më të varfër të Europës e me qeveritarët më të pasur.

Edi Rama dhe shpura e tij janë fatkeqësia e këtij vendi dhe kjo pakicë e korruptuar duhet larguar me një bashkim të madh të shqiptarëve. #bashkim #KohaNukPret

Exit mobile version