Nën qeverisjen e “Shef kriminelit”!

Nga Gent STRAZIMIRI

Dëgjojeni me kujdes dhe kuptoni sa “përparim” kemi bërë në luftën kundër krimit, në të bërit shtet, në zbatimin e ligjit dhe… reformave!!! Kuptoni se kush është SHEFI në të vërtetë!!!
“Shef krimineli” jep urdhra ndërsa “shef” polici i përgjigjet si një gjimnaziste e turpshme në anën tjetër të telefonit duke u justifikuar që “nuk ka tjetër” ….
“Shef krimineli” kërkon llogari se ku ndodhet “shefi i madh” pasi ka mbaruar punë me libër shpije me “shef” prokurorin… dhe “shef” polici përbetohet që edhe “shefi i madh” nuk po e tradhëton me askënd, thjesht është jashtë duke treguar sa fort e luftojmë… krimin!!!
Në fund “shef” polici i dërgon lekët “shef kriminelit” … megjithëse vetë “është në një ngjarje” ….që dmth në ndihmë të ndonjë qyqari, viktimë e … “shef kriminelit”, atij që i q* robt edhe prokurorit, edhe “shefit të madh” …
KAQË!!!

Exit mobile version