Nëndrejtori i Spitalit Sarandë, djali i drejtorit të Arsimit arrestohet si kryetrafikant droge

Florenc Llanaj, nën/drejtor i Spitalit të Sarandës, është një nga personat e ndaluar në orët e fundit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në megaoperacionin që ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Florenc Llanaj i cili është djali i drejtorit të Arsimit,  akuzohet si kreu i një bande që merrej me trefikimin e lëndëve narkotike.

Emri i tij thuhet se ka dalë nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku ka rezultuar i përfshirë në trafikun e drogës.

Të ndaluar të tjerë në këtë operacion janë edhe shtetasit: Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Armando Zholi.

Ndërkohë FNSH arrestoi më herët edhe dy femra, por që më pas u lanë të lira.

arrest

Artikulli paraprakVokshi reagon pas vendimit të Presidentit për rrëzimin e dekretit për pushimin e Rektorit Koni
Artikulli tjetërBerisha: Rama largohet para 30 Majit, po i bien dhëmbët një nga një, përplasja do jetë e fortë