Nënkampion me Francën në Botërorin Gjermani 2006 dhe fitues i Champions League me Çelsin në 2012-in, Florent Maluda së fundmi shërben si ushtar në pyjet tropikale të Amazonës.
44-vjeçari ka përqafuar një iniciativë të ushtrisë së Guinesë Franceze duke iu bashkuar për të dhënë njohurinë e tij mbi fushën brezave të rinj.
Malouda iu bashkua Regjimentit të 3-të të Këmbësorisë Pyjore me qëllim për të ndarë njohuritë e tij me kolegët e rinj.
Përfshirja në segmente të ushtrisë përshkruhet nga qeveria franceze si një program që u mundëson civilëve (shpesh të njohur në fushat e tyre) të japin një kontribut vullnetar në promovimin e vlerave dhe misioneve të institucionit ushtarak, pa qenë vetë personel ushtarak.