Nënkryetari i PD, Gjekmarkaj në fushatë me Luan Hotin në Durrës: Prej 22 vitesh kjo bashki qeveriset nga socialistët. Masakra urbane ulëret, shëmtia thërret, Gjushi pasurohet

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj është shprehur se qytetit të Durrësit i duhen njerëz që punojnë për të dhe jo njerëz që e grabisin. Ndërsa ka zhvilluar ditën e sotme takim me qytetarët në lagjen 15, së bashku me kandidatin për kryetar Bashkie të Durrësit Luan Hoti, Gjekmarkaj thotë se prej dekadash ky vend është i braktisur.

Gjithashtu ai ka reaguar me kritika edhe ndaj Vangjush Dakos, duke theksuar se ndërsa ky i fundit lezetohet duke u pasuruar, masakra urbane në Durrës ulëret.

“Sot me Luan Hotin kandidatin e PD për bashkinë  Durrës , në fushatën derë më derë në lagjen 15 me qytetaret e  braktisur prej dekadash në harresë, zhgënjim e përbuzje, këto bija cinike të korrupsionit ! Durrësi ka qenë vendi i një mije bukurive disa ja ka dhënë Zoti të tjerat i kanë ndërtuar brezat , shekull pas shekulli për ti rrënuar Gjushi dhe tarafi i tij i betonit. Prej 22 vitesh kjo bashki qeveriset nga socialistet , 16 nga Gjush Akullorja ! Masakra urbane ulëret, shëmtia thërret, Gjushi lezetohet e pasurohet. Një qytet nazik e sqimatar që punon për një njeri dhe për një rradhë akraballëku  që i rri nga pas si mizat në coftinë. Edhe sot ai ka caktuar dikë pa emër për ta menaxhuar vetë! A ka kuptim që përsëri të votohet “non gratta” jo thjeshtë nga SHBA por nga etika dhe morali qytetar e nga kodet shqiptare?! Jo s’ka ! Këtë i thonin sot qytetaret Luan Hotit në dyqanet bosh, në serviset pa punë të periferisë, në qoshet e mbushura me plehra prej ditësh që ndynin dynjanë si morali i “Rilindjes”, në rrugët me pluhur e të çara, në shtëpitë e palegalizuara, në shkolla e kopshte të rrënuara, nga nënat, baballarët, të rinjtë, të papunët dhe të marxhinuarit që punojnë me meditje!  Plehra kudo plehra  një taft e krupë qelbësirë ndihet në çdo qoshe ! Bashkia aktuale nuk ekziston, vetëm shton pisllëkun e zullumin . Kjo është kartolina simbol e “Rilindjes” ! Durresi i një mije bukurive me sundimtare kodoshë e injorantë, të babëzitur pa kufi e me kufi mendor të kërthiza e barkut grumbull e rrumbull kërkon ndryshim! Si ata të qendrës që ngjan si periferi ashtu edhe ata të periferisë që nuk bëhet qendër duan ndryshim, duan Durrësin e qytetarëve dhe jo atë të “Akulloreve non gratta”! Qindra duar të shtrënguar sot, qindra halle të parashtruara dhe përballë tyre një qytetar me program për qytetin, të zbatueshëm , konkret: Luan Hoti , jurist i njohur, person përbashkues me Durrësin objekt e qellim ndryshimi qe ka nevojë shumë nevojë të ndodhë nëse qyteti nuk do të mbetet një nocion historik dhe një kasaphanë korrupsioni !! Mbresëlënëse kjo dite me kaq shume shpresë dhe dëshirë për fitore në një qytet i cili ka dekada që vetëm humb. Durrësi nuk u jep me besim abuzuesve !! “, ka thënë Gjekmarkaj.

 

 

Exit mobile version