Pas deklaratës së deputetit të PS-së, Arben Pëllumbi, se është opozita ajo që po bllokon punën në Komisionin e Reformës Zgjedhore, i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetares së PD, Orjola Pampuri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Pampuri shprehet se “nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve”.
Më tej deputetja e PD shprehet se “rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84”.
Më poshtë reagimi i plotë i deputetes së PD, Orjola Pampuri:
Nuk është PD ajo që nuk e do Reformën Zgjedhore, por ata që i tremben listave të hapura dhe votës së shqiptarëve.
Vetëm një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së do të jetë efektive dhe e mirëpritur nga të gjithë.
Rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë janë të qarta për një reformë me partitë e interesuara dhe të përgjegjshme politike dhe jo për blerjen e votave nga segmentet opozitare për të arritur numrin 84.