Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri, shprehet se keqardhja e qeverisë për të burgosurit, është si lotët e krokodilit.
Ajo i kujton ministres së Edi Ramës, Elisa Spiropalit, se kjo mazhorancë ka futur në burg qindra qytetarë që s’paguanin dot faturën e energjisë, ndërsa vetë ishin lëshuar si hijena për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve.
“Propaganda bajate as nuk ua zbeh dramat shqiptare që po u shkakton çdo ditë kjo qeveri dhe as nuk ua bën jetën më të mirë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për nisma pas së cilave fshehin interesat e tyre politike dhe elektorale.
Shqiptarët duan ndryshim, duan punësim, duan zhvillim ekonomik, duan te vendosin ata për qeverinë, dhe të aedhmen e tyre.
Por interesi i qeverisë është t’i mbajë të varfër që t’i blejë më lehtë.” – përfundon deputetja e PD, Pampuri.
Më poshtë reagimi i plotë i nënkryetares së PD, Orjola Pampuri:
Lotët e krokodilit të mazhorancës, se po i vjen keq për ata burra dhe gra që janë pas hekurave është përdorim i dramës njerëzore për propagandë.
Harroi Elisa Spiropali, se si futën në burg me qindra qytetarë se s’paguanin dot faturën e energjisë, ndërsa nga ana tjetër ishin leshuar si hijena e vidhnin pasuritë e shqiptarëve.
Shqetesohet sot mazhoranca për amnistinë pas së cilës fsheh vetem interesat e saj dhe jo hallin e interesin e dhjetëra familjeve që kaluan vitin e ri pa ngrohje, me tavolinën bosh dhe pa asnjë shprese se dicka do ndryshojë në javet e muajt ne vijim.
Propaganda bajate as nuk ua zbeh dramat shqiptare që po u shkakton çdo ditë kjo qeveri dhe as nuk ua bën jetën më të mirë.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për nisma pas së cilave fshehin interesat e tyre politike dhe elektorale.
Shqiptarët duan ndryshim, duan punësim, duan zhvillim ekonomik, duan te vendosin ata për qeverinë, dhe të aedhmen e tyre.
Por interesi i qeverisë është t’i mbajë të varfër që t’i blejë më lehtë.