Në një deklaratë nga selia, nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, u shpreh se “personat autik në Shqipëri ende përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri”.
“Duhet miratuar një legjislacion specifik për personat autik, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit.” – vijoi më tej deputetja e PD-së, Pampuri.
Deklaratat Pampuri i bëri në Ditën Botërore të Autizmit.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARJA, ORIOLA PAMPURI
Sot në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, në mbështetje të Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK), ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me “Ligjin Nr. 108/2012” ku në nenin 4 të kësaj konvente kërkon që “Shtetet Palë të marrin përsipër të sigurojnë dhe promovojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pa asnjë lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar”;
Duke njohur vështirësitë e personave me çregullim autik në Shqipëri, që ende vazhdojnë të përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri, institucionet publike, arsimore, shëndetësore, dhe në tregun e punës, për shkak të mosnjohjes së plotë apo të kufizuar duke përfshirë: diagnozën e vonuar ose të gabuar; mungesa e mbështetjes pas diagnozës; vështirësi në aksesin në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore; tranzicione të vështira nga fëmijëria në moshën madhore; kufizime për marrjen dhe qëndrimin në punë; shëndet i dobët mendor dhe praktika të papërshtatshme (siç është vendosja dhe trajtimi i pavullnetshëm në reparte psikiatrike); dhe problemet gjatë ndërveprimit me organet e zbatimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.
Duke njohur se familjet e personave me çrregullimit autik bartin sistematikisht ngarkesa të konsiderueshme emocionale, ekonomike dhe të kujdesit. Autizmi ka ndikim jo vetëm tek personi me këtë çrregullim, por edhe tek familjet e tyre, kështu që numri i personave që preken është shumë më i lartë.
Ndaj në frymën e parimeve kushtetuese për garantimin gjithëpërfshirës e të drejtave dhe lirive e të qytetarëve,
Nëpërmjet kësaj resolute kërkojmë miratimin e një legjislacionin specifik për personat me çrregullime të autizmit, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);
Miratimin e një moduli trajnues detyrues për zbatim me profesionistët që ndërveprojnë me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre, përfshirë, punonjësit socialë, mësuesit, profesionistë mjekësorë, oficerë policie, profesionistë ligjorë, etj;
Në mbështetje të Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK), ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me “Ligjin Nr. 108/2012” ku në nenin 4 të kësaj konvente kërkon që “Shtetet Palë të marrin përsipër të sigurojnë dhe promovojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pa asnjë lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar”;
Duke njohur vështirësitë e personave me spektrin autik në Shqipëri, që ende vazhdojnë të përballen me forma të stigmatizimit apo diskriminimit në shoqëri, institucionet publike, arsimore, shëndetësore, dhe në tregun e punës, për shkak të mosnjohjes së plotë apo të kufizuar duke përfshirë: diagnozën e vonuar ose të gabuar; mungesa e mbështetjes pas diagnozës; vështirësi në aksesin në arsim, shërbime sociale dhe shëndetësore; tranzicione të vështira nga fëmijëria në moshën madhore; kufizime për marrjen dhe qëndrimin në punë; shëndet i dobët mendor dhe praktika të papërshtatshme (siç është vendosja dhe trajtimi i pavullnetshëm në reparte psikiatrike); dhe problemet gjatë ndërveprimit me organet e zbatimit të ligjit dhe sistemin e drejtësisë.
Duke njohur se familjet e personave me spektrin autik bartin sistematikisht ngarkesa të konsiderueshme emocionale, ekonomike dhe të kujdesit. Autizmi ka ndikim jo vetëm tek personi me këtë spektër, por edhe tek familjet e tyre, kështu që numri i personave që preken është shumë më i lartë.
Ndaj në frymën e parimeve kushtetuese për garantimin gjithëpërfshirës e të drejtave dhe lirive e të qytetarëve,
Miratimin e një legjislacionin specifik për personat në spektrin e autizmin, si dhe strategjitë kombëtare të autizmit dhe planet e veprimit që janë në përputhje me Konventës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KPAK);
Miratimin e moduli trajnues detyrues për zbatim me profesionistët që ndërveprojnë me fëmijët me autizëm dhe familjarët e tyre, përfshirë, punonjësit socialë, mësuesit, profesionistë mjekësorë, oficerë policie, profesionistë ligjorë, etj;
Mbështetje në vazhdimësi përgjatë gjithë jetës të personave me autizëm, e një veçanti përgjatë fazës së zhvillimit nga fëmijë në moshë madhore;
Mbështetje për aftësimin profesional sipas nevojave të personave me autizëm dhe integrimi në tregun e punës nëpërmjet programeve dhe politikave të nxitjes së puënsimit;
Gjithashtu, përfshirja e personave të spektrit autik dhe familjarëve të tyre në trajtimin e veçantë, për përfitimin e lehtësira për lëvizshmërinë, përdorimin e mjeteve të transportit publik urban pa u penguar nga pamundësia financiare për të aksesuar këto shërbime.
Autizmi nuk zgjedh, nuk pret, nuk ka kohë më për fjalë. Autizmi kërkon iniciativa konkrete nga të gjithë ne.