Mediat dhe policia e Mynihut njoftojnë se dhjetra persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një qendër të madhe tregtare të qytetit, pas një incidenti me armë zjarri, së cilit policia iu përgjigj, duke mobilizuar oficerë të shumtë. Policia tha në Twitter se në qendrën tregtare Olympia vazhdon një operacion i gjerë policor. Nuk ka hollësi se kush është përgjegjës për të shtënat dhe policia po zhvillon kërkime. Një dëshmitare ka thënë për RTL se ka dëgjuar sulmuesit teksa ka bërtitur: “Jam gjerman” dhe “të huajt janë të fëlliqur”. Dëshmitari, që foli në televizionin gjerman RTL, ka thënë se ka dëgjuar britma me zë të lartë duke sharë të huajt. Mediet ndërkombëtare kanë vënë pikëpyetje se sulmuesit janë pjesë të organizatave neonaziste, të cilët janë kundër emigrantëve dhe personave të ardhur në Gjermani. Policia gjermane në një konferencë për medie ka zyrtarizuar disa persona të vrarë deri tash gjatë sulmit në qendrën tregtare “Olimpia”. Sipas agjencisë së lajmeve DPA, sulmi filloi në një restorant të qendrës tregtare pak pas orës 6 pasdite. Policia tha fillimisht se nuk ishte e qartë për sa persona bëhet fjalë. Sistemi i transportit në Mynih është mbyllur dhe policia i ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në se nuk e bëjnë dot këtë, të shmangin vendet publike. Një zëdhënës i policisë së Mynihut tha se dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë raportuar se kanë parë tre persona me “armë të gjata”, të cilët sulmuan një restorant Mc Donald në një qendër tregtare të qytetit. Ky është rasti i dytë i këtij lloji në Gjermani në më pak se një javë. Presidenti Barak Obama komentoi për sulmin e Mynihut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara mbështesin autoritetet gjermane në përpjekjet e kërkimit të autorëve të sulmit. Departamenti amerikan i Shtetit tha se po i ndjek nga afër zhvillimet në Mynih. Elizabeth Trudeau, Drejtoresha e DASH për Marrëdhëniet me Shtypin tha se “Jemi me mendje dhe zemër me viktimat dhe familjet e tyre…jemi duke bashkëpunuar me autoritetet lokale për të përcaktuar në se ka patur edhe shtetas amerikanë mes viktimave dhe të plagosurve”, – tha zonja Trudeau. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me motivet e mundshme të sulmit. Dyshohet se numri i të plagosurve është rreth 20 persona. Qendra tregtare OEZ është e rrethuar nga policë të armatosur, ndërsa një helikopter patrullon nga ajri. 18:44 -Gjermani, nga të shtënat me armë në një qendër tregtare vriten 3 persona Tre persona janë vrarë pasditen e kësaj të premteje në Munih të Gjermanisë, pasi një person i armatosur dhe i vetmuar ka qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare. Gazeta gjermane Bild, e cituar nga AFP-ja, raporton se pas të shtënave, vrasësi vrapoi drejt një shëtitoreje pranë stadiumit olimpik në qytetin jugor gjermane. Agjencia e lajmeve DPA, duke cituar një zëdhënës policie Munich, tha se disa persona kishin vdekur. Qendra tregtare OEZ është e rrethuar nga policia. “Ka një operacion të madh policor në proces në qendrën tregtare”, tha policia e Munihut në Twitter, duke u bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën. Automjetet e emergjencës janë parë në rrugë jashtë ndërtesës. Policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes. Sipas BBC-së, autori ka filmuar veten dhe momentin kur qëllonte me armë. Ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere deklaroi se sulmuesi që ka qëlluar me armë duhet të jetë një “ujk i vetmuar”, term ky i përdorur për persona të radikalizuar që ndërmarrin akte kriminale, pa qenë domosdoshmërish pjesë e ndonjë grupi terrorist. Sulmuesi besohet të jetë nga Pakistani ose Afganistani. Përmes një deklarate zyrtare, Policia e Mynihut e ka cilësuar sulmin me armë në një qendër tregtare si një “situatë e rëndë terroriste”. “Sulmuesit janë ende të lirë. Shmangni vendet publike,” ka apeluar Policia e Mynihut në twitter. Një operacion i madh policor po zhvillohet pas të shtënave me armë në lagjen Moosach, në qendrën tregtare “Olimpia”, ku të paktën 6 persona humbën jetën. Autoritet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë qytetin. Mediat gjermane duke iu referuar dëshmitarëve në vendngjarje flasin për 3 persona të armatosur, që qëllonin mbi kalimtarët në qendrën tregtare.
Vetëvritet një prej autorëve të sulmit në Munih
Gazeta gjermane “Bild” dhe revista “Focus” raportojnë se njëri nga sulmuesit në Munih ka vrarë veten. Revista gjermani citon burimet brenda policisë të cilat kanë thënë se njëri prej tre sulmuesve ka vrarë veten me plumb në kokë. Policia është në kërkim të dy sulmuesve tjerë që kanë vrarë së paku dhjetë persona një qendër tregtare në Munih.