Neritan Vladi ftesë për qytetarët e Njësisë 11: Takim me Lulzim Bashën dhe kandidatët e Koalicionit Euroatlantik në Laprakë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë në Njësinë 11, Neritan Vladi, ka ftuar publikisht banorët e kësaj njësie dhe të gjithë mbështetësit e Koalicionit Euroatlantik të marrin pjesë në një takim të hapur që do të zhvillohet këtë të shtunë, më 3 maj 2025, në Laprakë.

Takimi do të mbahet në orën 19:00, në fushën e basketbollit pranë shkollës “Ahmet Gashi” dhe do të ketë pjesëmarrjen e liderit të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, si dhe të kandidates për deputete në këtë njësi, Taulanda Jupi, së bashku me përfaqësues të rinisë dhe komunitetit.

“Jemi gati për ndryshimin pa kompromis,” shkruan Vladi, duke e konsideruar këtë takim si një moment të rëndësishëm për të diskutuar mbi Shqipërinë që qytetarët duan dhe meritojnë.

Detajet e aktivitetit:

E Shtunë, 3 Maj 2025
Ora 19:00
Fusha e basketbollit, pranë shkollës “Ahmet Gashi”, Laprakë

#KoalicioniEuroatlantik
#Voto4
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#LaprakaMeritonMëShumë

Exit mobile version