Jose Mourinho është trajneri ideal për të nxjerrë më të mirën nga Gareth Bale, thotë Paul Robinson.
Ish portieri i Tottenham shpreson që uellsiani të rikthehet në Londër.
Bale po kalon nëpër një situatë të vështirë në Madrid.
Ai ka humbur besimin e trajnerit, Zinedine Zidane, dashurinë e tifozëve dhe është larg futbollistit që dikur ishte.
30-vjeçari po kalon sezonin më të dobët që prej transferimit në Madrid në vitin 2013.
Ai ka shënuar vetëm 3 gola në 15 paraqitje, në një sezon me luhatje dhe ngritje, e lëndime të shpeshta si gjithmonë.
“Do të doja që të ndodhë”, u përgjigj Robinson kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Bale.
“Mendoj se nëse dikush mund të nxjerrë më të mirën nga Gareth Bale, është Jose Mourinho”.
Sipas Robinson, me largimin e Christian Eriksen, ka humbur edhe kreativiteti te skuadra, ndërsa ma ardhjen e Gareth Bale, thotë se do të ndryshonin shumë gjëra.