Edi Rama tregoi në intervistën për “Tv Klan” se si deputetët e opozitës shanë me gjuhë banale atë dhe ministrat e tjerë gjatë protestës së të enjtes në Parlament. Në një nga videot e shumta që u shpërndanë në rrjetet sociale, Edi Rama u filmua, duke folur me tone kërcënuese drejt deputetëve të opozitës, kur i thotë “Do ta shikojmë…”.
Rama tha se këtë shprehje ia drejtoi deputetit Flamur Noka, që sipas Ramës “po merrej me nënën e tij”. Rama tha se me fjalët “do ta shikojmë” nënkuptonte zgjedhjet e ardhshme lokale, ku ai dhe Partia Socialiste do të dilte fituese në zgjedhje. Nëse është e vërtetë ajo që thua se, Flamuri të paska sharë nga mami, atëherë do të bëje mirë t’i tregoje shqiptarëve se çfarë i ke bërë ti mamit tënd përpara se të hiqesh si viktimë e këtyre ofendimeve. Tregoju shqiptarëve për dajakun që i jepje nënës tënde vite më parë, kur ajo detyrohej të mbulonte të nxirat në fytyrë nga grushtat e tu. Tregoju kur lajmëronte spitalin e policinë të vinin të merrnin në banesë se i dhunoje të dy prindërit. Tregoju edhe për rrahjet dhe dhunën që ushtroje ndaj vëllait tënd, për të cilin është ankuar në atë kohë shumë edhe mamaja jote që shprehej “mirë ne që na dhunon, por kam hallin e Olsit”.
Nafiz VERRIJA