“Nëse Guardiola do bënte si Zidane, njerëzit do të këndonin nga çatitë”

Steve McManaman e njeh mirë Real Madridin dhe Liverpoolin. Ish-lojtari i të dyja ekipeve ka analizuar finalen e Ligës së Kampionëve dhe, mbi të gjitha, u dorëzua para cilësisë së ish-shokut të tij të grupit, Zinedine Zidane, si lojtar dhe trajner. Ai dha një intervistë për mediat britanike, si “The Telegraph” dhe “Daily Mail”.
Meritat e Zidane – “Unë nuk jap shpesh merita të mjaftueshme për këdo. Real Madridi është bërë nga një ekip jofunksional, ku lojtarët nuk luftonin, ishin të pakënaqur, në makinë të pandalshme. Kjo ka ndodhur pas caktimit të Zidane si trajner. Me të në krye, Reali ka fituar tani dy Champions. Nëse do të ishte duke e bërë Pep Guardiola këtë gjë, njerëzit do të këndonin nga… çatitë”.
Si ishte trajnimi me të – “Njerëzit ndoshta harrojnë se sa i mirë ishte Zidane si futbollist. Lojtarët si ai janë më të mirët edhe në trajnim, jo vetëm në ndeshje. Kënaqësi e madhe që kam ndarë një grup dhe një dhomzë zhveshjeje me të.
Vazhdon duke fituar si trajner – “Imagjinoni duke fituar Ligën e Kampionëve tri herë radhazi. Me të gjitha paratë që lëvizin në botën e futbollit nuk do të ndodhte kjo. Zidane ka shpenzuar pak, pasi ka ardhur si trajner dhe ka rrëmbyer skenën e galaktikëve. Me Zizou, muzika është e njëjtë: trofe, trofe, trofe. Eshtë vërtet e jashtëzakonshme”.

Artikulli paraprakIniesta prezantohet në Japoni
Artikulli tjetër“Mos shko tek Juventus, janë të gjithë robotë”