“Nëse nuk luftojmë korrupsionin e 7×7-313, nuk ka lekë për të moshuarit”, Basha me pensionistët në Laprak: Me Koalicionin Euroatlantik pensioni minimal 250 mijë lekë, ai mestar 450 mijë lekë

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Taulanda Jupi zhvilloi një takim me pensionistë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku u diskutua për shqetësimet e tyre dhe programin.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se më 11 maj, qytetarët, veçanërisht pensionistët, do të përballen me një zgjedhje të rëndësishme; të vazhdojnë edhe katër vite të tjera me qeverisjen e Edi Ramës, apo të votojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës së tyre dhe të familjeve të tyre.

“Më 11 maj, thelbi i zgjedhjes që do bëjnë qytetarët dhe në veçanti pensionistët kjo do jetë, ose do vazhdojmë edhe katër vite të tjera me Edi Ramën dhe shokët e tij tek 7×7=313 dhe shoqet e tij valltare me rripa nga 2 mijë euro. Ose do votoni për veten tuaj, për xhepin tuaj dhe të familjeve dhe të fëmijëve tuaj. Se normalisht shumica prej jush ia dilni për shkak të ndihmës që u japin fëmijët dhe familjet. Se me këto pensione nuk ka njeri t’ia dalë. Ky është thelbi i zgjedhjes që do të bëni në 11 maj” – tha ai.

Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të sjellë rritje të konsiderueshme të pensioneve. Sipas tij, brenda katër viteve, pensioni minimal do të arrijë në 250 mijë lekë dhe pensioni mesatar në 450 mijë lekë. Për pensionistët që kanë pensione nën 300 mijë lekë, do të ofrohet një shumë fikse për të kompensuar faturat e energjisë, si dhe rimbursim të plotë të barnave.

Ai gjithashtu foli për platformën e Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë, duke nënvizuar se barnat do të rimbursohen plotësisht sipas diagnozës mjekësore, një masë që do të prekë veçanërisht të moshuarit, të cilët përballen me shpenzime të larta për ilaçe.

“Programi jonë për pensionet që është shpall i pari, parashikon brenda katër viteve pensioni minimal 250 mijë lekë, pensioni mesatar 450 mijë lekë. Për çdo pensionist nën 300 mijë lekë një shumë fikse për të kompensuar çdo muaj faturën e energjisë, si dhe sa i takon barnave, rimbursim 100% i barnave. Sot unë e di, kam nënën e cila merr barna me një vlerë të caktuar, një vlerë për afro 100 mijë lekë në muaj, vetëm 6 mijë lekë i rimbursohen” – tha Basha.

Për sa i përket financimit të këtyre politikave, Basha tha se ka një faturë të konsiderueshme, e cila do të arrijë deri në 560 milionë euro shtesë në vitin e katërt. Sipas tij, që të sigurohet kjo shumë, duhet që paratë mos të shkojnë tek të korruptuarit dhe e vetmja forcë politike që e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit është Koalicioni Euroatlantik, numri 4.

“Çështjen e barnave ne e zgjidhim me platformën tonë për shëndetësinë, dhe ky është rimbursim sipas diagnozës. Siç e kediagnozën ashtu do rimbursohen 100%. Dhe kjo prek në veçanti moshën e tretë që normalisht përballet për shkak të moshës edhe me koston më të lartë, të shpenzimeve më të larta për ilaçe.

A ka një faturë për këtë? Sigurisht që ka një faturë. Fatura është kripur, që fillon vitin e parë me 380 milionë euro në vit shtesë që duhen për të përballuar këtë politik rritje pensionesh. Dhe në fund të vitit të katërt fatura shkon deri në 560 milionë euro shtesë. Si do përballohet fatura? Këtë se thotë as Edi Rama as Sali Berisha. E di ça thonë këta, jepe votën për numrin 5 që të nxjerrim shokët nga burgu, ai tjetri thotë do ta luftoj korrupsionin, ma jep votën për numrin 1 që të nxjerr Ilir Metën nga burgu. Po pse kështu do luftohet korrupsioni, duke nxjerr shokët që janë kapur duke vjedh? Kështu do vijnë lekët te ju, s’ka shans. E vetmja forcë politike që është angazhuar publikisht me vepra jo me fjalë për luftë kundër korrupsionit, është Koalicioni Euroatlantik, është numri 4” – tha Basha.

Artikulli paraprakElvisa Drishti: “Shkodra zgjohet me votën për dinjitet dhe dije”
Artikulli tjetër“Ministri i Ramës që sot ndodhet tek 313, favorizoi mafien e barnave”, Basha me pensionistët në Laprakë: Nuk do ketë ilaç që do hyj në Shqipëri pa u homologuar me ilaçet europiane dhe ndërkombëtare