“Nëse nuk vihesh në rresht, do jetosh vetëm me rrogën e qeverisë”/ Gazment Koduzi: Dështimet në mjekësi, po ia faturojnë mjekëve

Nga Gazment Koduzi

Në fillim të viteve 80 Partia e Punës nisi procesin e tufëzimit, me argumentat se: fëmijët nuk mësojnë ngaqë kullotin bagëtinë, fshatarët braktisnin punët e kooperativës për të shkuar në qytet dhe shisnin produktet e blegtorisë.
Tashmë, 40 e kusur vjet më pas, e njëjta parti me emër të ndryshuar, miratoi ligjin për mjekët, që nuk duhet të punojnë në praktikë private më shumë se 50 orë në muaj, se dëmton “pronën e përbashkët”, por edhe kjo me leje nga partia.
Po nëse një doktor do të punojë kamarier apo berber sa orë i lejohet?
Dështimet spektakolare në shëndetësi si dhe dhënien e kontributeve të siguremeve ahëndetësore te miqtë e tyre me koncesione korruptive, po ja hedhin në kurriz mjekëve.
Por, nëse sillesh mirë dhe bëhesh patronazhist i partisë, drejtori i spitalit të jep leje.
Nëse nuk vihesh në rresht, do jetoah vetë me rrogën e qeverisë.
Cdo popull mban mbi krye qeverinë që meriton!

Exit mobile version